Sulmi në PD, Gjikondi: Berisha vërtetoi se 'zakoni del me shpirtin', funksionon në mënyrë barbare! Drejtësia të bëjë më shumë për të ndëshkuar përgjegjësit e vërtetë të rrënimit të vendit

Mesazhi që është dhënë të shtunën për të gjithë shqiptarët është i frikshëm. Për aktivisten Brizida Gjikondi, Sali Berisha me sulmin në Partinë Demokratike tregoi edhe një herë karakterin e tij. Në 'Sot live në Shqipëri' të gazetarit Andi Kapxhiu, Gjikondi tha se dhuna është e vetmja rrugë që Berisha ka gjetur gjithmonë.

"Huqi del me shpirtin. Nuk mendoja kurrë se ai do të ndryshonte. Ishte një skenar shumë i shëmtuar. Ai duhet të priste vendimin e gjykatës dhe jo të bënte vetëgjyqësi. Mllefi i Berishës është në një stad tragjik. Dhuna është e vetmja rrugë e tij, ai s'ka tashmë asgjë për të humbur", tha ajo në Report Tv.

Gjikondi shprehet se institucionet e reja të drejtësisë në vend duhet të bëjnë më shumë për të dënuar përgjegjësit e vërtetë të rrënimit të vendit.

"Prokuroria është sjellë më shumë si krahinore. Më shumë bëri shoë. SPAK është ngritur vetëm e vetëm për të ndëshkuar politikën e lartë të lidhur me krimin. Berisha duhet të ishte subjekt hetimi i SPAK. Nuk mund të quhet kontribut procedimi i Lefter Kokës apo Fatmir Mediut. Shqiptarët e dinë shumë mirë se cilët janë mëkatarët kryesorë të rrënimit të vendit", u shpreh aktivistja.

E pyetur për mënyrën se si u mbrojt Basha të shtunën Brizida Gjikondi tha se vetëmbrojtja ishte shumë normale në atë situatë.

"Basha e njeh më mirë se askush tjetër Berishën. Dhe Berisha nuk qetësohet nëse nuk sheh gjak dhe viktima. Ai kështu ka funksionuar, në mënyrë kanibale dhe barbare. Lulzim Basha e 'meritonte' ta përjetonte atë që ai më parë e ka toleruar. Sa i përket dyerve të blinduara, më minimalja është të marrësh masa për të mbrojtur. Ne e pamë se çfarë i ndodhi z. Bejko. Ai ishte paralajmërim minimal i asaj që çfarë do t'i ndodhte njerëzve që ishin në seli. Basha tregoi burrëri që qëndroi brenda në selinë e partisë", deklaroi ajo.

Gjikondi lavdëroi mënyrën se si u soll policia në vendosjen situatës, edhe pse sipas saj Berisha duhet të ishte prangosur pasi ishte në kushtet e flagrancës.

"Policia ka shumë gjynahe për moszbulimin e veprave penale etj por reagimi i ditës së shtunë ishte i duhuri. Ndërhyrja e policisë ka qenë fiks në momentin e duhur, kur gjërat mund të precipitonin. Kushtetuta e Shqipërisë thotë se deputeti në rast flagrancë mund të arrestohet. Edhe shteti këtë radhë u tregua i kapur nga klani i Berishës dhe dha një mesazh shumë të shëmtuar për shqiptarët. Unë e kam me fenomenin e mosndëshkueshmërisë. Berisha duhet proceduar për të gjitha krimet që ka bërë. Basha e ka për detyrë të qëndrojë. Gjëja e parë që duhet të bëjë sa situata të qetësohet është të japë dorëheqjen. Kjo është një çarë që nuk ka më kthim mbrapa. Ka ardhur momenti që të riformatohet një klasë e re politike. Këtë nuk e kam vetëm për opozitën por edhe nga krahu i mazhorancës. Kjo lloj frymë nuk e përfaqëson kahjen e shqiptarëve drejt Evropës", tha në 'Sot live në Shqipëri' ,Brizida Gjikondi.

Në fund aktivistja analizoi edhe qëndrimin e Ramës për këtë situatë të krijuar në Partinë Demokratike.

"Është në stilin e Ramës që ta shndërrojë një situatë në komike. Ose është shumë larg realitetit dhe perceptimit të shqiptarëve, ose ta bëjë 'hajd se 3 ditë është hataja e madhe'. Berisha është rikthyer prapë dje në vendin e krimit, dhe ka thënë se do të vijë prapë e prapë. Kështu që do të përballen sërish", përfundoi intervistën në Report Tv, aktivistja Brizida Gjikondi.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Riku: 10/01/2022 13:11

    Aktiviste wow... a ma shpjegon dot dikush wtf nenkupton... dmth po te paguaj une ca leke kjo aktivizohet te thote cfare dua une pavarsisht raportit me te verteten apo moralin... cudi se kjo o nuk pranon leke nga nje krah ose oferta per aktivizim I ka ardhur vetem majtas... sa gallat do ishte te dilte dhe nje liste me pagesat e ketyre sic doli ajo e pagave...

    Përgjigju
    • Cubi: 10/01/2022 17:05

      Ti mor riku ne fakt duhet ta piku te shkon me shum. Brisilda sesht nga te kopjes bushati apo bejtja e te tjer se ka sa te duash legena qe mbajn ison e Sali qenit. Ne fakt ti duhet te jesh ndonje nga ato pjesmarresit e gjoja protestes dhe kur nuk ju mban ison juve do vendosni epitete. E megjithate si gjithmon jeni turpi I ketij vendi si gjithmon keto 30 vjet. Po mir e ke se kjo ishte nga ato unikalet se edhe kjo I kishte ngelur pa e provuar. TURP!!!!!!!!!!!!

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët