Qindra kurdë u mblodhën për të protestuar në Paris pas ngjarjes së rëndë ku tre pjesëtarë të komunitetit të tyre mbetën të vrarë.
Protesta degjeneroi në dhunë, ndërsa disa makina u shkatërruan dhe pati përleshje me policinë që përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e irrituar.
“Ndihemi të frikësuar”, tha për mediet franceze një avokat kurd.
Më herët, presidenti francez Emmanuel Macron tha se "kurdët në Francë kanë qenë objektivi i një sulmi të urryer në zemër të Parisit" dhe urdhëroi shefin e policisë së Parisit të takohet me liderët e komunitetit.
Përfaqësuesit kurdë, të cilët u takuan me shefin e policisë së Parisit të shtunën në mëngjes, përsëritën thirrjen e tyre që të shtënat e së premtes të konsiderohen si një sulm terrorist.
Të premten, një person i armatosur, 69 vjeçar, qëlloi mbi një grup njerëzish duke lënë 3 të vdekur, një grua dhe dy burra, dhe disa të plagosur, të gjithë të etnisë kurde.
Mediat franceze shkruajnë se sulmi dyshohet të ketë edhe motive raciste. “Ai është i çmendur, është një idiot”, citohet të ketë thënë babai i tij për një nga televizionet franceze. Kurdët janë populli më i madh në botë pa shtet. Ata janë një grup etnik që i përkasin fesë islame dhe të shtrirë në Siri, Turqi, Irak dhe Iran.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lista e PS për 14 Majin me 44 rikandidime e 17 emra të rinj, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
59.4%
-
Të gabuar
28.1%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 2467
Lajme të tjera
-
Protestuesit në jugperëndim të Francës përleshen me policinë, kundërshtohet ndërtimi i rezervuarve për industrinë bujqësore
25 Mars, 17:36
-
Rrjeti shpërthen në kritika kundër Macron: Flet për pensionet dhe mban orë 80 mijë euro! Presidenti e heq nga dora gjatë intervistës
24 Mars, 20:40
-
Charles III shtyn vizitën në Francë! Daljet e para shtetërore si monark u pezulluan pas trazirave për reformën e pensioneve
24 Mars, 13:37
-
Parisi ‘në flakë’! Mbi 1.8 mln protestues kundër Macron, kundër rritjes së moshës së pensionit! I vihet zjarri Bashkisë Bordeaux, polici pa ndjenja tërhiqet zvarrë nga kolegët (VIDEO)
23 Mars, 10:10
-
Franca 6 netë në ‘flakë’, protestuesit nuk dorëzohen! Macron ‘i prerë’: Reforma e pensioneve do bëhet
22 Mars, 17:49
-
Macron kaloi reformën e pensioneve, opozita franceze inicion 2 mocione mosbesimi në parlament por dështon! Qeveria në këmbë për 9 vota
20 Mars, 21:44
-
Greva për reformën e pensioneve, Qeveria franceze përballet me mocion mosbesimi
20 Mars, 14:01
-
Francë/ Reforma e pensioneve sfidë për presidentin Macron
19 Mars, 20:03
-
Nata e tretë e trazirave në Francë: Përplasje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve
18 Mars, 22:35
-
Propozimi i Macron për reformën e pensioneve shkakton krizë politike në Francë! Mbi 300 protestues të arrestuar pas përplasjeve me policinë
17 Mars, 15:37
-
Kundërshtimet ndaj reformës së pensioneve, Parisi 'në kaos'! Protestuesit përplasen me policinë
16 Mars, 22:04
-
Franca e përfshirë nga protestat, Macron tenton të kalojë reformën e pensioneve duke shmangur parlamentin
16 Mars, 21:09