Sulmi në qendrën tregtare në
SHBA, arrestohet emigranti turk

Sulmi në qendrën tregtare në<br />SHBA, arrestohet emigranti turk
I vetmi i dyshuar gjatë sulmit fatal të së shtunës në një qendër tregtare në Burlington është emigrantI turk Arcan Cetin. Ai është arrestuar të shtunën në mbrëmje në afërsi të banesës së tij në Oak Harbor, Washington.
 
Kur oficerët janë afruar në drejtim të tij, ai nuk ka tentuar të largohet apo të refuzojë por u është bindur urdhrave. Cetin nuk ishte i armatosur në momentin e arrestimit.
 
Edhe pse i dyshuari kryesor është arrestuar ende mbeten të panjohura motivet e sulmit. Autoritetet janë shprehur se Cetin është emigrant i paligjshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është e paqartë se kur ai është transferuar atje.
 
Autoritetet gjithashtu janë shprehur se hetimet janë në fazat paraprake ndaj është herët për të deklaruar se bëhet fjalë për një sulm terrorist.
 
5  persona mes tyre 4 gra humbën jetën gjatë të shtënave në një qendër tregtare në Burlington, rreth 105 km larg Seattle.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Noizy në kërkim nga autoritetet e Kosovës, Stresi tregon si nisi sherri: Ai na shan nga familja, unë nuk jam servili i askujt

Noizy në kërkim nga autoritetet e Kosovës, Stresi tregon si nisi sherri: Ai na shan nga familja, unë nuk jam servili i askujt