Janë publikuar imazhet e para të marra nga kamerat e sigurisë në supermarketin ku Amedy Coulibaly vrau 4 persona përpara se të vritej nga policia. Imazhet e marra nga kamerat e sigurisë brenda supermarketit “Cacher”, tregon trupat e shtrirë në dysheme dhe një karrocë bebesh.

Ndër imazhet e publikuara, shikohet Coulibaly me shpinë, i cili ka të veshur një jelek antiplumb dhe përballë ka një punëtor të supermarketit që qëndron me fëtyrë nga muri dhe ka çuar duart lart. Ndërkohë, në momentin që janë marrë këto imazhe ora tregon 13:40, afërsisht rreth 4 orë përpara se policia franceze të ndërhynte dhe të vriste Kolibalin me rreth 40 plumba.

Nga ana tjetër është zbuluar se armët Amedy Coulibaly i kishte marrë nga Belgjika. Sipas mediave belge, trafikanti, figurë e njohur në ambjentet e krimit në Bruksel, u vetëdorëzua në polici mbrëmjen e së martës.
Agjentët gjatë kontrollit në banesën e tij kanë gjetur disa dokumenta që e lidhin me një transaksion të bërë me Coulibaly, terroristi që sulmoi supermarketin në kryeqytetin francez.
Sipas gazetës “Libre Belqique”, rezulton se trafikanti i ka shitur terroristit automatikun tip “Scorpion”, që u përdor nga vetë ai në sulmin e dytë, si dhe granatahedhësin “RPG” dhe Kallashnikovët e përdorur nga vëllezërit Kouachi në sulmin ndaj redaksisë së satirikes “Charlie Hebdo”. Sipas burimeve mediatike, dorëzimi i armëve është bërë dorë më dorë në afërsi të stacionit hekurudhor Midi në Bruksel, për më pak se 5 mijë euro.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com