24 maj, Slavador Ramos hyri i armatosur në shkollën “Robb Elementary School” në Uvalde dhe qëlloi për vdekje nxënësit dhe mësuesit . Një sulm që u cilësua si një nga të rëndët që prej vitit 2012. Ramos vrau 21 persona, ku prej të cilëve 19 fëmijë dhe 2 mësues.

Mësohet se të dy prindërit dhe gjyshja e sulmuesit të shkollës në Teksas, Salvador Ramos, në të kaluarën kishin dosje kriminale, duke përfshirë këtu një sulm të rëndë me armë vdekjeprurëse dhe nënshkrimin e një çeku fals, raporton "The New York Post".

Ramos 18 vjeçar, vrau 19 nxënës të nivelit fillor dhe dy mësuese të tyre në ditën e 24 majit, kur ai u fut në Robb Elementary School në Uvalde, në sulmin i cili u cilësua më vdekjeprurësi në SHBA që nga viti 2012.

Duke u bazuar në të dhënat e gjyqit të kantonit të Uvaldes të cilat i siguroi “The New York Post”, rezulton se prindërit e tij, Adriana Martinez dhe Salvador Ramos Sr. ishin ballafaquar me ligjin për më shumë se një dekadë.

Gjyshja e tij Celia “Sally” Martin Gonzales, të cilën Ramos e qëlloi në fytyrë para se të kryente sulmin në shkollë, sipas të dhënave nga kantoni, në vitin 1993 u dënua për një kundërvajtje.

E ëma e tij Adriana, u dënua në vitin 2003 për nënshkrimin e një çeku fals, ndërsa më vonë në vitin 2007 për sulm ndaj një anëtari të familjes, ndërsa babai i tij Salvador ishte arrestuar, pasi nuk i ishte bindur urdhrit të një oficeri policie.