Sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani, rëndohet bilanci 4 të vdekur e 205 të plagosur! Mjeku atentator veproi i vetëm, makinën e mori me qira (VIDEO)

GJERMANI- Qyteti i Magdeburgt në Gjermani u trondit mbrëmjen e djeshme nga një sulm, që u mori jetën 4 personave, njëri prej tyre fëmijë. Numri i të plagosurve është rritur në 205, ndërsa sulmuesi, një mjek me origjinë nga Arabia Saudite u fut me makinë në tregun e Krishtlindjeve duke përplasur turmën e njerëzve. 1

Sipas policisë, 50-vjeçari i cili e kishte marrë mjetin me qira hyri në turmë duke lëvizur me shpejtësi për  rreth 400 metra. Sipas rrëfimeve të dëshmitarëve okularë, sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg filloi në orën 19:04 të kur një BMW e errët hyri në turmë.

Mediat raportojnë se sulmuesi e ka marrë me qira automjetin pak para sulmit, ndërsa besohet se ai ka vepruar i vetëm. Sulmuesi jeton në Gjermani që nga viti 2006. Pamjet treguan edhe momentin e arrestimit të tij, i shtrirë në tokë me duar të lidhura dhe dy policë që qëndrojnë pranë tij.

Ngjarjet në Magdeburg "parashikojnë më të keqen", tha kancelari gjerman Olaf Scholz. "Mendimet e mia shkojnë për viktimat dhe familjet e tyre. Ne jemi pranë tyre dhe qytetarëve të Magdeburgut", shkruan ai në një mesazh në X.

Sulmi është dënuar nga bashkësia ndërkombëtare, por edhe kryeministri Rama, presidenti Begaj e ministri Hasani.

SHBA është "të tmerruar nga sulmi" në Magdeburg, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller. Presidentja e KE, Ursula von der Leyen ka dënuar "aktin brutal dhe frikacak" në Magdeburg dhe presidenti francez thotë se është "thellësisht i tronditur".

“Ngushëllimet e mia shkojnë për familjen dhe miqtë, falënderimet e mia për policinë dhe punonjësit e shpëtimit. “Ky akt dhune duhet të hetohet dhe të dënohet ashpër”.

Sipas disa raporteve të lajmeve gjermane, i dyshuari nuk ishte i njohur për autoritetet si një ekstremist islamik, ndërsa mediat sociale dhe postimet në internet duket se sugjerojnë se ai kishte qenë kritik ndaj Islamit.

Një shërbim përkujtimor do të mbahet në katedralen e qytetit sot në orën 19:00 me orën lokale. Ngjarjet e planifikuara kulturore, duke shfaqjet teatrale, anulohen për ditët në vijim.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:12
Von der Leyen dënon sulmin në tregun e Krishtlindjeve: Ngushëllimet e mia shkojnë për të afërmit e viktimave

1729935762_vonderleeyennekosooves.JPG

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi se “mendimet e saj janë me viktimat”, pas sulmit “brutal dhe frikacak” në një treg Krishtlindjesh në qytetin gjerman të Magdeburgut, dje në mbrëmje.

Von der Leyen, një politikane konservatore gjermane, e cila drejton krahun ekzekutiv të BE-së, bëri thirrje që “akti i dhunës” të “hetohej dhe të ndëshkohej ashpër”.

“Ngushëllimet e mia shkojnë për të afërmit dhe miqtë e viktimave”, shkroi Von der Leyen në X, duke falënderuar policinë dhe shërbimet e shpëtimit.

Ora 07:28
Sulmi terrorist në Gjermani, Begaj: I tmerrshëm, duhet të dënohet

1734641651_bajrambegaj.jpg

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas sulmit terrorist në Gjermani, me të paktën 2 viktima.

“Sulmi i tmerrshëm ndaj qindra njerëzve paqësorë në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë duhet të dënohet në termat më të ashpër si një akt frikacak, jo dinjitoz dhe i pajustifikueshëm.

Shqipëria qëndron me vendosmëri me popullin e Magdeburgut dhe të gjithë Gjermanisë me këtë rast dhe shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin më të thellë me familjet e viktimave”, shprehet Begaj.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bim: 21/12/2024 08:25

    Na doli nje ekstremist antiislamik dhe laik nje soj si Breivik ne Norvegji

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Kur Sali Berisha thoshte në Parlament: Nëse dëshironi ua sjell edhe këtu Damir Fazlliç

Kur Sali Berisha thoshte në Parlament: Nëse dëshironi ua sjell edhe këtu Damir Fazlliç