‘Lazarati’/ Gjykata e Lartë kthen për rigjykim 5 anëtarët e grupit të zjarrit! Dosja në dorë të GJKKO

TIRANË- Pesë anëtarë nga grupi që e kishin kthyer Lazaratin në Kolumbinë e drogës dhe rezistenca e armatosur e tyre ndaj policisë në ndërhyrjen e parë të shtetit në fshatin e kanabisit qershorin e vitit 2014, 1 vit pasi socialistët erdhën në pushtet, do të rigjykohen nga e Para në Gjykatën e Posaçme.

Vendimi u mor në dhomë Këshillimi nga Gjykata e Lartë, më 18 dhjetor, me trupë gjykuese Vojsava Kola, Margarita Buhali dhe Enton Dhimitri dhe pritet që me zbardhjen e vendimit të mësohen edhe arsyet apo shkeljet procedurale që mund të jenë zbuluar nga vendimet e mëparshme të drejtësisë për atë që u konsiderua grupi i zjarrit në Lazarat.

"GJ.K.R.T    55302-00869-00-2019    GURGAZ SKËNDERI, ENRIK SKËNDERI, ARBJON ALIKO, ALFRED PROKO, BEQO BRAHIMI    Nenet 236/2,278/4, 333/a/2, 334 K.Penal    ”    Prishjen e vendimit Nr. 42, datë 21.05.2019 të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar", thuhet në vendim. 

Arbjon Aliko, vëllezërit Gurgaz dhe Enrik Skënderi, Alfred Proko dhe Beqo Brahimajn, 5 nga të pandehurit që kundërshtuan me armë punonjësit e policisë, u dënuan nga Gjykata e Krimeve te Rënda në atë kohë, me 52 vite burg në total nga 57 që kërkoi prokuroria. Avokatët kundërshtuan duke kërkuar pafajësi, por i njëjti vendim u la në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit. Sërish me pretendimet për pafajësinë e 5 të pandehurve, avokatët bënë rekurs, por supriza në Gjykatën e Lartë ishte vendimi për të kthyer çështjen në pikën zero, me rigjykimin e saj për herë të parë në Gjykatën e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Si epiqendër e rezistencës prej orësh në 2014-ën u bë magazina e Gate Mahmutaj, e cila për nga pozicioni ishte dominant në raport me lëvizjet e policisë, ndërsa një pjesë e grupit u futën edhe në brendësi të fshatit duke zënë pozicione të ndryshme zjarri. I konsiferuar koka organizatore e grupit të zjarrit, Gate Mahmutaj ndërroi jetë në 2021-shin, pas disa vitesh në burg ku kishte marrë dënimin me18 vite.

Grupi në rigjykim janë të vetmit në mesin e  të pandehurve që nuk kanë pranuar të kenë lidhje me kultivimin e drogës në Lazarat dhe goditjen me armë ndaj uniformave blu.

Një vit pas ndërhyrjes së parë në fshatin e drogës, policia zhvilloi një aksion të dytë në 2015-ën, ku nga përplasja e armatosur u vra efektivi i RENEA-s, Ibrahim Basha. Edhe kjo çështje e konsideruar Lazarati 2, përfundoi deri në Gjykatën e Lartë, me kërkesën e të dënuarit Ruhan Hiraj për rishikim të dënimit, por trupa gjykuese la në fuqi vendimin e Apelit.

Gjykata e Krimeve të Rënda dha këto dënime për të akuzuarit
Arbjon Aliko-13 vite burg
Gurgaz Skënderi-11 vite burg
Enrik Skënderi-10 vite burg
Alfred Proko-10 vite burg
Beqo Brahimi-8 vite burg

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Tentuan të vrisnin Inez Hajrrullën dhe Ervis Matodashajn, SPAK kërkon 11 vite burg për Leonard Luzin dhe Muharrem Koroveshin! 2 vite e 9 muaj për Amarildo Nikollin

Tentuan të vrisnin Inez Hajrrullën dhe Ervis Matodashajn, SPAK kërkon 11 vite burg për Leonard Luzin dhe Muharrem Koroveshin! 2 vite e 9 muaj për Amarildo Nikollin