Sipas mediave ndërkombëtare, 38 persona kanë humbur jetën dhe 36 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga sulmi i së premtes në Tunizi. Mes viktimave janë turistë Tunizianë, Anglezë e Belgë. Dëshmitarët e kanë përshkruar si një ngjarje horror, të parë vetëm nëpër filma sulmin në plazhin e Tunizisë.
Dikush ka parë bashkëshortin që kishte në krah të vdekur, një vajzë ka parë prindërit teksa u ekzekutuan mizorisht, e të tjerë, teksa janë munduar për të mbrojtur të afërmit e tyre nga plumbat, janë plagosur rëndë vetë.
“Fillimisht menduam se ato ishin fishekzjarre dhe jo të shtëna. Pastaj sytë na zunë një burrë të maskuar me të zeza, i cili vraponte nëpër rërë duke mbajtur diçka në krahë. Kur e drejtoi e kuptuam se ajo ishte një armë. Më pas, e vetmja gjë që dëgjuam ishte zhurma e të shtënave dhe më pas persona të vdekur mbi shezlonë”, - ka treguar njëri prej tyre për mediat britanike.
Sipas dëshmitarëve sulmi u zhvillua përgjatë pesë minutash. Ai nisi në plazh, vazhdoi në pishinë dhe në hollin e hotelit dhe përfundoi kur i armatosuri u vra në parkingun e hotelit, sipas BBC.
Sipas policisë tuniziane ka qenë vetëm një person i armatosur që ka hapur zjarr dhe i cili ka mbetur i vdekur në përleshjen me armë me policinë.
Ndërkohë, sot disa autobusë transportuan mijëra turistë që përfunduan pushimet e tyre, përpara kohës së planifikuar në plazhin e qytetin bregdetar të Sousse në Tunizi.
ISIS mori përgjegjësinë për sulmin që nisi në plazh, pranë Hotelit Riu Imperial Marhaba, por nuk ishte e qartë nëse grupi islamik kishte ndonjë rol të drejtpërdrejtë në të.
Ngjarja e Tunizisë ndodhi vetëm pak orë pas asaj në Francë, ku një grup personash që deklaruan përkatësinë në radhët e Shtetit Islamik, i prenë kokën një personi dhe plagosën disa të tjerë në një sulm ndaj një impianti gazi në Lion.
Shënjestër e sulme të premten u bë edhe Kuvajti, ku nga sulmi në një xhami humbën jetën 25 persona dhe u plagosën mbi 200 të tjerë.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com