Shteti Islamik (ISIS) ka marrë përsipër autorësinë e sulmit terrorist në Vjenë.

Sipas Reuters, Agjencia Amaq News ka publikuar foton e një personi me mjekër, me emrin Abu Daghnah Al-Albany duke deklaruar se ai ka qëlluar me armë drejt turmave të njerëzve përpara se të vriste veten.

Terroristët dyshohet se kishin kontakte me organizatën terroriste, para se të sulmonin qytetarët në Vjenë.

“Abu Dagnah Al-Albany”, që ISIS e ka përmendur, mendohet se është shqiptari i Maqedonisë së Veriut, Kujtim Fejzullahu i cili ka vetëm një vit që ka dalë nga burgu.

Por emri dhe origjina e tij nuk janë vërtetuar zyrtarisht.

Abu Dagnah Al-Albany ose Kujtim Fejzullahu