Ursula von der Leyen ka reaguar lidhur me sulmin rus me dron në Rumani duke thënë se lufta ka kaluar një kufi tjetër. Gjithashtu, presidentja e Komisionit Evropian tha se po përgatitet paketa e 21 sanksioneve për Rusinnë.

“Lufta e agresionit e Rusisë ka kaluar një kufi tjetër. Një sulm me dronë rusë ka goditur një zonë të populluar në Rumani, duke plagosur civilë. Në territorin e Bashkimit Evropian. Ne jemi plotësisht në solidaritet me Rumaninë dhe popullin e saj”, shkroi ajo në X.

“Ndërsa vazhdojmë të forcojmë sigurinë dhe kapacitetin tonë të kërcënimit, veçanërisht në kufirin tonë lindor, do të vazhdojmë të rrisim presionin ndaj Rusisë. Po përgatisim paketën e njëzet e një të sanksioneve”, shtoi von der Leyen.


Lajmi kryesor:

Droni rus godet Rumaninë, reagon Bukureshti: Përshkallëzim i rëndë, kemi informuar NATO-n! Aleanca: Do të forcojmë mbrojtjen (VIDEO)