1767955894_sulmett.JPG

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, reagoi në rrjetin social ‘X’ pas sulmit të fundit të Rusisë me raketë balistike me rreze të mesme mbi rajonin e Lvivit në Ukrainë, pranë kufirit me Poloninë.

Spiropali shkruan se Shqipëria dënon fuqishëm përdorimin nga Rusia të një rakete balistike me rreze të mesme kundër rajonit të Lvivit në Ukrainë.

"Një sulm kaq pranë kufijve të BE dhe NATO-s përbën përshkallëzim serioz dhe kërcënon sigurinë evropiane dhe transatlantike. Narrativat e trilluara të Rusisë zbulojnë natyrën agresive të veprimeve të saj", deklaroi Ministrja e Jashtme.

Spiropali bëri thirrje për masa të forta ndërkombëtare dhe presion më të madh ndaj Moskës. Sipas ministres, Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetje të Ukrainës.

Postimi i Spiropalit:

Shqipëria dënon fuqishëm përdorimin nga Rusia të një rakete balistike me rreze të mesme kundër rajonit të Lvivit në Ukrainë.

Një sulm kaq pranë kufijve të BE-së dhe NATO-s përbën një përshkallëzim serioz dhe kërcënon sigurinë evropiane dhe transatlantike. Narrativat e trilluara të Rusisë zbulojnë natyrën agresive të veprimeve të saj.

Bëjmë thirrje për masa të forta ndërkombëtare dhe presion më të madh ndaj Moskës. Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetje të Ukrainës.


Lajmi kryesor:

Rusia sulmon Ukrainën me super raketën hipersonike 'Oreshnik', 4 të vrarë dhe 29 të plagosur! Zelensky: Bota duhet të reagojë fort