Këngëtarja Taylor Swift ka folur për herë të parë për tre shfaqjet në Vjenë në turneun e saj 'Eras' që u anuluan në fillim të këtij muaji pasi ishte planifikuar se do të bëhej një sulm terrorist. Ajo u shpreh se u ndje e frikësuar nga kërcënimet se në koncertin e saj mund të bëhej një sulm terrorist.
Sulmi i planifikuar terrorist u zbulua nga autoritetet austriake, të cilat arrestuan tre të dyshuar të moshës 17, 18 dhe 19 për planifikimin e dyshuar të një sulmi islamik në rajonin e Vjenës, në shfaqjet e Swift-it.
Sipas The Guardian, në një postim në rrjetet sociale më 21 gusht, duke festuar fundin e turneut evropian, i cili përfundoi me pesë shfaqje në Londër javën e kaluar, Swift tha se anulimi i shfaqeve ishte diçka shkatërruese për të.
“Të anulosh shfaqjet në Vjenë ishte shkatërruese. Arsyeja e anulimeve më mbushi me një ndjenjë frike dhe faji sepse kaq shumë njerëz kishin planifikuar të vinin në ato shfaqje. Por unë u isha shumë mirënjohës edhe autoriteteve për punën e bërë. Ekipi im dhe unë punuam krah për krah me stafin e stadiumit dhe autoritetet britanike çdo ditë në ndjekje të këtij qëllimi dhe dua t'i falënderoj për gjithçka që bënë për ne,” shkroi Swift.
Lidhur me sulmin terririst që ishte plaifikuar të kryhej në koncertet e këngëtares në Vjenë, Policia arrestoi 3 të rinj, ku njëri prej tyre është një 19- vjeçar, i cili është me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut dhe që ishte zotuar për besnikëri ndaj grupit të Shtetit Islamik (IS) "javët e fundit" dhe ishte radikalizuar në internet.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7391
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pakistan/ Sulm terrorist në stacionin e trenit, kamikazi vret 24 persona, 40 të plagosur! Ushtria e Balochistanit e merr përsipër, ja momenti i shpërthimit (VIDEO)
9 Nëntor, 08:05
-
Shtrëngim për dhënie pasurie dhe ndihmë të paligjshëm të kufijve, ekstradohen dy persona! I riu nga Bulqiza do vuajë dënimin e mbetur me 2 vite burg
26 Tetor, 09:57
-
Partia e Punëtorëve të Kurdistanit merr përsipër sulmin terrorist në Turqi: ‘U planifikua shumë gjatë, s’kishte motive politike!’ Emrat e autorëve dhe detajet
25 Tetor, 11:41
-
Sulmi në terrorist në Turqi/ Vijojnë bastisjet turke në Siri, 27 të vdekur
25 Tetor, 08:17
-
Sulmi në Ankara/ Turqia bombardon 32 objektiva të terroristëve në Irak dhe Siri (VIDEO)
24 Tetor, 07:26
-
Turqi/ Sulm terrorist në Ankara, shpërthim dhe të shtëna me armë në kompaninë e hapësirës ajrore dhe mbrojtjes, 5 viktima dhe 22 të plagosur
23 Tetor, 15:48
-
Taylor Swift lë pas Rihannën, shpallet këngëtarja më e pasur në botë
8 Tetor, 09:00
-
Ekstremi i djathtë fiton zgjedhjet në Austri, por Kickl e ka të vështirë Qeverinë! Dështim historik për Socialdemokratët dhe Partinë Popullore, lajm i keq për Europën
30 Shtator, 07:48
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Raporti i OSBE-së/ Drejtori Klevis Qose në Këshillin e Përhershëm të OSBE raporton për sigurinë në burgje
19 Shtator, 09:23
-
Shprehu hapur mbështetjen ndaj Kamala Harris, Donald Trump nuk i del e keqja me Taylor Swift: E urrej
15 Shtator, 20:52
-
MTV Video Music Awards/ Taylor Swift 'rrëmben' 7 çmime, kalon dhe Beyonce-n
12 Shtator, 21:18