Krerët e lartë të Perëndimit kanë dënuar me forcë sulmin e terroristëve në revistën satirike franceze Charlie Hebdo.
Obama: Denojme force aktin terrorist
Presidenti amerikan, Barack Obama, e ka dënuar fguqishëm sulmin “e tmerrshëm në zyret e revistës, Charlie Hebdo, në Paris” dhe tha se amerikanët “luten për viktimat e këtij sulmi terrorist”. “Franca është aleati më i vjetër i Amerikës, dhe ka qëndruar së bashku me Shtetet e Bashkuara në luftën kundër terroristëve, që i kërcënohen sigurisë së përbashkët dhe botës”, thuhet në deklaratën e Obamës. Ai u ka ofruar ndihmë zyrtarëve francezë për t’i ndjekur terroristët, që janë përgjegjës për këtë sulm. Presidenti amerikan tha se Franca dhe Parisi, ku ka ndodhur sulmi, do të qëndrojnë dhe do ta mbizotërojnë këtë “vizion të urrejtjes të këtyre vrasësve”.
Kerry: Secili amerikan është me Francën
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, u ka dërguar mesazh francezëve se secili amerikan sot është me Francën. “Dëshiroj t’i drejtohem direkt popullit në gjithë Francën se secili amerikan qëndron sot me ju, jo vetëm në tmerr, ose në zemërim për këtë akt të egër të dhunës, por ne qëndrojmë me ju në solidaritet dhe në përkushtim, si për ta konfrontuar ekstremizmin ashtu edhe për çështjen e lirisë, e cila çdo herë i ka bashkuar dy vendet tona dhe nga e cila ekstremistët frikësohenj aq shumë”, tha John Kerry, duke folur në gjuhën angleze dhe franceze një konferencë për shtyp në Uashington. Zyrtari i lartë amerikan, John Kerry, ka lidhje të thella familjare me Francën. Ai e ka vizituar Parisin më shumë se çdo qytet tjetër të jashtëm në postin e sekretarit të shtetit.
Merkel: Sulm drejt fjales se lire
Kancelarja gjermane Angela Merkel në reagimin e saj shprehur se “nuk është vetëm një sulm drejt qytetarëve francezë, por një sulm drejt lirisë sonë të shtypit dhe fjalës së lirë.”
Cameron: Vrasje te peshtira
Kryeministri i Britanisë së Madhe David Cameron ka shkruar në Twitter:
“Vrasjet në Paris janë të pështira. Ne qëndrojmë pranë popullit francez në luftën kundër terrorit dhe në mbrojtje të lirisë së shtypit.”
Renzi: Dhuna do të humbasë gjithmonë
Kryeministri italian, Matteo Renzi ka thënë se “horrori dhe lemeria pushtoi rrugët e Parisit. Shprehim mbështetjen tonë për Francois Hollande dhe Anne Hidalgo në këtë moment të tmerrshëm. Dhuna do të humbasë gjithmonë, përkundrejt lirisë dhe demokracisë”, ka thënë lideri italian.
Juncker: Akt barbar, i patolerueshem
Presidenti i Komisionit Evropian Juncker dënoi aktin terrorist duke e cilësuar si brutal e barbar. Juncker shkruan se është i shokuar dhe se ngjarja është një akt i patolerueshëm. Presidenti i Komisionit Evropian shprehu ngushëllimet për viktimat dhe të gjithë familjarët e tyre.
NATO denon sulmin: Ne mbeshtetje te Frances
NATO po ashtu përmes një deklarate dënoi sulmin barbar duke theksuar se do të jetë pranë Francës, i bashkuar dhe në mbështetje maksimale për të.
Redakasia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com