Sulmi terrorist në Mynih
sot ditë zie në Kosovë

Në nderim të viktimavë me origjinë nga Kosova që humbën jetën në sulmin terrorist në Mynih të Gjermanisë, sot në Kosovë është ditë zie dhe flamuri do të jetë në gjysmë shtizë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi dje se dita e dielë është shpallur ditë zie kombëtare për të nderuar viktimat, shtetas të Kosovës, në sulmin terrorist të Mynihut, të premten.

mynih

“Vendosa të shpall Ditë Zie ditën e diele për të nderuar viktimat me prejardhje nga Kosova të sulmit terrorist në Mynih”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Ky akt i dhunës ka prekur zemrat tona dhe ndërgjegjën e Europës. Familjeve të viktimave iu shprehi ngushëllime të thella. Unë dhe populli i Kosovës përkulet para tyre. Janë heronj të luftës për liritë dhe vlerat e përbashkëta në Europë”.

viktimat shqiptare ne maqedoni
(Armela Segashi, Dijamant Zabergja dhe Sabina Sulaj) 

Dijamant Zabergja, Armela Segashi dhe Sabina Sulaj, të tre nga Kosova humbën jetën të premten në Mynih të Gjermanisë, pasi u qëlluan me armë nga një shtetas gjermano- iranian në ambientet e Qendrës Tregtare "Olympia". Si pasojë e këtij sulmi humbën jetën edhe 6 qytetarë gjermanë. 

Redaksia Online
l.q/a.ç Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë

Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë