Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu mirëpriti raportin e Bullgarisë lidhur me sulmin terrorist në një autobus me turistë izraelitë në qytetin Burgas. Në këtë raport thuhet se ky sulm është vepër e grupit militant libanez Hezbollah.
Kryeministri izraelit ka fajësuar edhe më parë Iranin për shpërthimin. Sulmi ka ndodhur në korrik 2012 jashtë aeroportit në qytetin turistik të Detit të Zi Burgas, pasi turistët izraelitë, që sapo kishin arritur nga Tel Avivi hynë në autobusin dykatësh. Në këtë sulm humbën jetën 8 persona përfshirë 5 izraelitë dhe u plagosën dhjetëra të tjerë dhe ishte vepër e një ekstremisti të njohur islamik.
"Vërtetim i mëtejshëm i asaj që ne e dimë, pasi Hezbollahu dhe Irani kanë ndërtuar së bashku një rrjet mbarëbotëror terrorist". Ata na kanë sulmuar në dhjetëra vende. Ata po planifikojnë sulme të tjera dhe tani është momenti që komuniteti ndërkombëtar të ndalojë Hezbollahun si organizatë terroriste,"- tha udhëheqësi izraelit.
Por Irani ka mohuar të ketë ndonjë përfshirje në këtë sulm. Izraeli shpreson se Bashkimi Evropian tani do të mbëshetesë SHBA-në për të konsideruar grupin e Hezbollahut si një organizatë terroriste. Ndërkohë Departamenti amerikan i shtetit tha se grupi Hezbollahu duhet të japë llogari për sulmin në Bullgari.
(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com