Sulmi terrorist në Stamboll, reagojnë dy organizatat terroriste: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

Sulmi terrorist në Stamboll, reagojnë dy organizatat terroriste: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

1668442736_Sulm.PNG

Ditën e sotme, mediat turke kanë publikuar pamje nga arrestimi i Ahlam Albashir e cila dyshohet si autorja e sulmit kamikaz me 6 viktima dhe 81 të plagosur në Stamboll. Gjatë kontrollit në banesën e saj, iu zbulua edhe armë, e cila gjatë marrjes në pyetje ka zbuluar lidhjen me kurdët.

Albashir tregoi se ka hyrë në mënyrë ilegale në Turqi ndërsa është trajnuar si oficere speciale e inteligjencës nga PKK që konsiderohet si organizatë terroriste në shtetin turk, raporton Aljazeera.

Lidhur me këto pretendime, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) ka mohuar kategorikisht përfshirjen në bombardimin që ndodhi në Stamboll, sipas një deklarate të lëshuar nga grupi kurd.

Autoritetet turke kishin fajësuar PKK-në për sulmin, duke thënë se e dyshuara kryesore e arrestuar për shpërthimin kishte pranuar se ishte trajnuar nga grupi i armatosur.

PKK, së bashku me grupet e lidhura, ka kryer më parë sulme në të gjithë Turqinë, ku kjo organizatë ka luftuar kundër shtetit turk që nga viti 1984.

Grupi tani operon kryesisht nga bazat përtej kufirit në Irak dhe Siri.

Gjithashtu edhe Forcat Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra nga kurdët e Sirisë kanë mohuar ndonjë rol në një sulm me bombë që vrau gjashtë persona në qendër të Stambollit.

“Forcat tona nuk kanë asnjë lidhje me bombardimet e Stambollit”, citohet të ketë thënë Mazloum Abdi, komandanti kryesor i SDF-së aleate të SHBA-së.

Turqia e konsideron SDF-në e mbështetur nga SHBA një grup “terrorist”.


Lajmi kryesor:

Sulmi terrorist në Stamboll, Turqia akuzon kurdët! Arrestohet gruaja që vuri bombën! Shkaktoi 6 viktima dhe 81 të plagosur, 2 në gjendje kritike


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë