Një ditë pas sulmit terrorist që ndodhi në Strasburg, ku një person të armatosur hapi zjarr në një treg të Krishtlindjeve në qytetin lindor të Strasburgut, Franca ka ngritur nivelin e alarmit duke përforcuar kontrollet kufitare, për të garantuar më shumë siguri në vend.
Qindra oficerë policie janë vënë në ndjekje të agresorit të armatosur që vrau 3 persona dhe plagosi 11 të tjerë, pas një sulmi terrorist në qytetin verilindor të Francës, raporton euronews.
Mësohet se autori i dyshuar i sulmit 29 vjeç, i cili ka qenë i skeduar edhe më herët nga shërbimet e sigurisë ,franceze ka arritur t’ia mbathte pas shkëmbimit të zjarrit me forcat e policisë. Një ditë më parë autoritet vendase, identifikuan të dyshuarin si Çerif Chekat, 29 vjeç lindur në Strasburg, i cili ishte i njohur për shërbimet e inteligjencës si ekstremist dhe një rrezik potencial për sigurinë.
"Kërkimi po vazhdon",ka thënë Zëvendësministri i Brendshëm Laurent Nunez në Francë, në një prononcim të tij. I pyetur nëse i dyshuari mund të jetë larguar nga Franca, ai tha: "Kjo nuk mund të përjashtohet.", sipas mediave vendase
Sipas mendave vendase 29 vjeçari autori i dyshuar i sulmit është i njohur nga autoritetet si ekstremist i dyshuar, u arratis pasi u plagos rëndë. Mësohet se prokurorori kundër terrorizmit në Francë ka hapur një hetim, ndërkohë rreth 350 oficerë janë të përfshirë në kërkim të personit të armatosur.
Ndërkohë Ministri i Brendshëm, francez Christophe Castaner shpalli më herët ngritjen e gjëndjes së alarmit duke deklaruar, se janë shtuar masat dhe kompetencat e policisë duke krijuar shkallën më të lartë të sigurisë në vend .
Kryetari i Bashkisë së Strasburgut, Roland Ries, është deklaruar se tregu i Krishtlindjeve do të mbahet i mbyllur gjatë të mërkurës. Mbrëmjen e së martës, një sulm terrorist ndodhi në një nga sheshet qendrore të qytetit, “Place Kleber”, në Strasburg, ku mbetën të vrarë 3 persona dhe 11 të tjerë u plagosën.