Një sulm terrorist ka ndodhur këtë të martë në orën 20:00 në një treg Krishtlindjesh në Strasburgun qendror, në lindje të Francës. Sipas mediave të huaja, 3 persona kanë vdekur, 11 kanë ngelur të plagosur dhe midis tyre raportohet se ka edhe persona që ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Të plagosurit janë dërguar në spital, për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Atentatori është 29 vjec, një ekstremist islamik nga Afrika e Veriut. Ai mësohet se përgjatë një përballjeje me policinë është plagosur e më pas është larguar.
Sulmi ka ndodhur pranë Parlamentit Evropian, ku mësohet se janë izoluar qindra eurodeputetë dhe gazetarë. Eurodeputetja Roberta Mestola shkruan në rrjetin social "Tëitter" se sëbashku me personat e ngelur brenda PE-së po përpiqet të kontaktojë me cdo kënd që ndodhet brenda institucionit, për të konfirmuar nëse janë të sigurt.
Ndërkohë, zona rreth qendrës historike është blinduar nga forcat policore dhe trafiku është devijuar.
Gazeta "L'Alsace" shkruan se ministri i Brendshëm francez, Christophe Castaner është larguar në mënyrë të menjëhershme nga pallati presidencial Elysee, ku ishte në një pritje me presidentin Emmanuel Macron, pasi mësoi të shtënat në Strasburg.
Lajmi është konfirmuar krahas mediave edhe nga nënkryetari i bashkisë së qytetit, Alain Fontanel, përmes një postimi në rrjetin social "Twitter". Krahas tij, edhe eurodeputeti i Lëvizjes "Pesë Yjet", Dario Tamburrano ka shkruar në "Twitter", duke bërë të ditur në fund se delegacioni i "Pesë Yjeve" është i sigurt nga atentati terrorist.
Postimi i nënkryetarit të bashkisë së qytetit, Alain Fontanel
Postimi i eurodeputetit të Lëvizjes "Pesë Yjet", Dario Tamburrano
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45.4%
-
I keq
21.3%
-
As i mirë as i keq
33.3%
Vota total: 240
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
PL: Arrestimi i Metës do të çohet në Strasburg! U izolua padrejtësisht për të mos thënë të vërtetat
14 Dhjetor, 15:30
-
Shpërthimi në Zubin Potok/ Raportuesi për Kosovën në PE: Kriminelët të dalin para drejtësisë
9 Dhjetor, 15:43
-
Augustin Palokaj: Fillimi i ri apo vazhdimi i të vjetrit në BE
25 Nëntor, 15:41
-
Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?
23 Nëntor, 23:55
-
Presidentja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’i dërgojë Ukrainës raketa Taurus
23 Nëntor, 10:27
-
Riho Terras nga Estonia emërohet raportues për Kosovën në Parlamentin Europian
18 Nëntor, 15:49
-
BE/ PPE dhe e djathta kundër ligjit për shpyllëzimin: Shumica Ursula nuk ekziston më
14 Nëntor, 17:58
-
Ballkani prezantohet nga të rinjtë shqiptarë në Strasburg: Politikanët nuk na përfaqësojnë, ndryshimi nis nga vetja
10 Nëntor, 19:49
-
Ylli Pata: Shuplaka e europarlamentarëve ndaj Gazment Bardhit, kur BE flet shqip
30 Tetor, 21:16
-
Zbardhen Amendamentet që PS-ja i pranoi Fredi Belerit! Të parat u aprovuan, 3 të fundit u riformuluan me bashkëdakordësi, por PD refuzoi
30 Tetor, 15:48
-
Tryeza e stabilizim-asociimit, s'ka konsensus para BE-së! Opozita refuzon të votojë deklaratën e përbashkët! Eurodeputetët: Vota kundër sinjal negativ për Brukselin
30 Tetor, 12:07
-
Partia Demokratike e dyzuar për protestën, ndahet në dy pjesë! Një palë me eurodeputetët, të tjerët në bllokim rrugësh e mosbindje civile
29 Tetor, 18:40