Forcat mbrojtëse të Izraelit (IDF) urdhëruan evakuimin e palestinezëve në zonën Khan Younis, duke ndryshuar më tej kufijtë e zonës humanitare të përcaktuar nga Izraeli.
Lagjja al-Jalaa nuk do të konsiderohet më pjesë e zonës humanitare, raporton Times of Israel, pasi ushtria ka bërë të ditur se synon të përqendrojë aktivitetet e Hamasit atje.
"Për shkak të shumë akteve të terrorizmit, shfrytëzimi i zonës humanitare për aktivitete terroriste dhe sulmet me raketa kundër Izraelit nga lagjja al-Jalaa, qëndrimi në këtë zonë është bërë e rrezikshme," thotë IDF.
Burimet tregojnë se Hamasi ka inkorporuar infrastrukturën terroriste në zonë. Sipas IDF, paralajmërimi i hershëm synon të zbusë dëmin ndaj civilëve.
“Ne do të operojmë kundër organizatave terroriste në zonë dhe për këtë arsye i bëjmë thirrje popullatës që ka mbetur në lagjen al-Jalaa të evakuohet përkohësisht në zonën e modifikuar humanitare”, thotë ushtria.
Apelet e IDF-së për civilët komunikohen nëpërmjet fletëpalosjeve të lëshuara nga avionët, mesazheve SMS, telefonatave dhe transmetimeve mediatike.
Sipas një burimi ushtarak të cituar nga Times of Israel, IDF u ka thënë spitaleve në zonë se nuk kanë nevojë të evakuohen.
Lajmi kryesor:
Lufta në Rripin e Gazës/ Media: Izraeli është informuar se Sinwar është i interesuar për marrëveshjen e armëpushimit! Harris: Shumë civilë të vrarë në Gaza










