TIRANË – Prej disa ditësh faqja online e Komitetit Shqiptar të Helsinkit ka dalë jashtë funksionit duke mos publikuar asnjë informacion rreth aktivitetit të këtij Komiteti.
Në një reagim të vetin, KShH deklaron se dëmtimi i faqes është bërë duke përdorur mjete nacionaliste dhe kërcënuese.
“Hakersat maqedonas kanë vendosur mbi faqen kryesore të KSHH portretin e një të riu, që ka pikturuar flamurin maqedonas në fytyrë, duke e shoqëruar atë me shprehje të tilla si: “Sulmuar nga ushtria maqedonase kibernetike” ,“Mos luani me ne” etj”, deklaron KShH ndërkohë që aktualisht faqja është tërësisht inaktive.
KShH shpreh shqetësimin dhe indinjatën të thellë lidhur me këtë akt.
“Aktin, duke e vlerësuar nga përmbajtja e teksteve që e shoqërojnë, e konsiderojmë edhe si sjellje armiqësore ndaj vendit dhe popullit tonë. Ne ju bëjmë thirrje hakersave maqedonas të zhbllokojnë faqen e internetit të organizatës tonë, sepse veprime të tilla, jo vetëm janë të kundraligjshme, por nuk i shërbejnë as marrëdhënieve të mira midis popujve tanë, bashkëjetesës dhe bashkëveprimit rajonal dhe realizimit të qëllimit të përbashkët për integrim në BE”,thuhet në deklaratën e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.
KShH vëren se Shqipëria dhe Maqedonia kanë ratifikuar Protokollin shtesë të Konventës për Krimin Kibernetik, e cila zgjeron objektin e Konventës në lidhje me kriminalitetin në këtë fushë, duke përfshirë në to akte të tilla si: shpërndarja e materialeve raciste dhe ksenofobike nëpërmjet sistemeve kompjuterike, si dhe kërcënimet dhe fyerjet ksenofobike dhe raciste.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com