Sulmohet makina e Fatos Lubonjës, policia: Autori i sëmurë mendor, dhunoi edhe gruan! Meta: Çunat problematikë dolën nga furgoni

Sulmohet makina e Fatos Lubonjës, policia: Autori i sëmurë mendor, dhunoi edhe gruan! Meta: Çunat problematikë dolën nga furgoni

TIRANE-Sulmohet makina e analistit Fatos Lubonja. Autori është Arben Hackaj dhe rezulton person me probleme mendore, ndërsa është arrestuar dhe ndodhet në burgun e Fushë Krujës. Ngjarja ka ndodhur 6 ditë më parë, në 1 korrik te Komuna e Parisit.

Gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra raporton se mesditën e së hënës rreth orës 13:30  në rrugën 'Medar Shtylla' disa banorë të zonës kanë denoncuar në polici se një person me thikë në dorë po i kërcënonte.

Policia është vendosur në lëvizje për arrestimin e tij, ndërsa në momentin që tentonte të largohej në rrugën 'Emin Duraku', Arben Hackaj ka thyer me gurë xhamin e makinës së Lubonjës.

Por nuk është mjaftuar me kaq, pasi kur ka shkuar në shtëpi ka dhunuar dhe kërcënuar edhe gruan Julinda Hackaj me thikë, e cila e ka denoncuar. Policia e ka arrestuar, ndërsa mbi të rëndojnë disa vepra penale, dhunë në familje, shkatërrim të pronës, kanosje dhe prishje e qetësisë publike.

Po sipas burimeve të Report Tv, makina që Hackaj sulmoi rezulton në emër të Fatos Lubonjës, por përdorej nga vëllai i tij, Agim Lubonja. Julinda Hackaj mësohet se e ka paguar dëmin e makinës, pas sulmit që kreu bashkëshorti i saj, që ka tre vite që vuan nga problemet mendore.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe presidenti Meta, i cili shprehet se 'çunat problematikë dolën nga furgoni dhe sulmuan analistin' duke akuzuar shumicën. "Thonë që sot çunat problematikë kanë dalë nga furgoni për të “përshëndetur” makinën e një analisti kritik ndaj Bablokut.  Qoftë fake neës për të dielë, për të mirën e Kryeproblematikut" shkruan ai.

Por kush janë çunat problematikë sipas Presidentit? Në përgjimet që u zbuluan për dosjen e Dibrës 184 në njërin nga episodet, Gjiknuri është kapur duke folur me Arben Keshin për zgjedhjet lokale, ndërsa i thoshte se 'do të çojë disa çuna problematikë ti kesh aty, një furgon të jetë aty por te mos dalin... Të jenë për çdo rast''.

Pikërisht këtë shprehje 'çunat problematikë' e ka përdorur Meta sot për të identifikuar autorët e sulmit ndaj makinës së Lubonjës duke akuzuar shumicën.

Guri në makinën e analistit Fatos Lubonja

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubi: 07/07/2019 23:09

    Nuk esht cudi qe ketu ka autogol si ylli pango dikur. Ketu ben vaki e vrasin vet dhe ja hedhin rames. Me keta ca nuk pret. Ka te tjer qe kan folur shum here me eger edhe se ca bythen njeri me u mare me llumin e shoqeris,Jo per ndonje gje po nuk ndyhen duart me funderrina.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 07/07/2019 22:32

    Sa poshte ka rene presidenti une. Merret me raste qe vetem policia mund ti komentoje e verfikoje.Turp

    Përgjigju
  • tironci: 07/07/2019 21:12

    o Ilir , mbaj pak seriozitet derisa te heqin mos e bej figuren e presidentit si figuren e Gezim kulufit.

    Përgjigju
  • Populli: 07/07/2019 20:39

    Xhami I makines ben me shume se koka e Lubonjes ketij burgaxhiut qe s'di Cfare flet hajde analist hajde ky eshte fundrina e shqiperise super injorant

    Përgjigju
  • Likja: 07/07/2019 17:52

    Eh or llapaqen ngele Te beri mire Enveri Se ske lene njeri pa maŕrre me gojd

    Përgjigju
  • shqipoja: 07/07/2019 16:52

    Rastisi qe dje ne nje darke, nje i njohuri im, banues ne pallatin ku ndodhi dhunimi, me shpjegoj te verteten ne lidhur me ngjarjen: - makina nuk eshte e analistit te nderuar, por e vellait te tij, - familja e vellait te ananlistit, banon ne nje apartament dy kate me lart sesa familja e agresorit dhe here pas here, duke u treguar e pakujdesshme ka hedhur pastertira mbi teshat e lara, qe e shoqja e ketij te fundit nden ne ballkon. - duke mos duruar kete fenomen te perseritur, agresori, nje ekonomist, i papune, qe ka shfaqur disa here shenja te tilla gjate vitit te fundit, ka menduar te "hakmerret" duke i thyer xhamin e makines. Sa larg eshte e verteta nga fantazite perverse te ketij pseudo-presidenti; qe me ate pjese te vogel te parave te vjedhura, qe jane perdorur per te kryer operacione plastike per ndryshimin e "look-ut" te "Zonjes se pare"; mund te kontribuonte ne zhdukjen e plages se papunesise per disa mijera individe, si "agresori" i siperpermendur.

    Përgjigju
    • shqupist + lesht e dhis: 07/07/2019 21:04

      historia mund te jet e vertet nuk kam dyshime por hajde tjua shqjegosh gjithe ketyre qe bejn politik per nje gure mbi nje makine te nje njeriu qe eshte vellai i njerit qe na hiqet sikur i di te gjitha.prtis se destabilizimit dhe lesheve te dhis u interson se cfare historie do shpikin qe te jne te besueshme me shume se neser ju duhet nja 100 veta me shume ne protesten popullore me nja 1000 te paguar

  • Mondi: 07/07/2019 16:15

    Edhe per qytetarin dixhital ti je trashegimtari me testament I s.b. Se per opoziten e Morem vesh qe ta la ty Po me lubonjen bashke e beni psikoterapine

    Përgjigju
  • Arberi: 07/07/2019 15:36

    Kaq shume sa del ne Tv Lubonja me stilin e peshtire qe ben analize per cdo gje dhe cdo fenomen eshte normale qe nje te semuri mendor ti duket sikur po e sfidon. Lubonja eshte qartesisht skizofren, prandaj dhe skizofrenet e sulmojne.

    Përgjigju
    • Doriani: 07/07/2019 19:44

      O Dory po clidhje ka goja ky po shkruan me gishta?

    • Dory: 07/07/2019 16:28

      Te lumte goja! Nder te paktet komente qe jane per tu vleresuar... Te pershendes

  • Abdyli: 07/07/2019 15:27

    CUNAT E RAMES NE AKSION NE DURRES DIGJET BODRUMI QE NDODHEN GJITHE DOKUMENTACIONI NE TIRANE HIDHET GURE MBI MAKINEN E ANALISTIT QE KRITIKON SHEFIN E RILINDJES PRITET ME TEPER NGA CUNAT ME FUGON TE RAMES

    Përgjigju
    • Cubi: 07/07/2019 23:16

      Shikoje Mir se ti e ditke kush i ben keto.Por ka mundesi ta ket organizuar qytetari dixhital,se shenja ka mjaft.bile edhe te zhduk kur e kerkon situata. Dhe ne fakt e till esht.

  • Leshelia: 07/07/2019 15:12

    Ku arrite deri kete pik mo like Ja kalove saliut Fillove qe ne presidenc me kto postime

    Përgjigju
  • Emigrant usa: 07/07/2019 14:28

    KJO ESHTE NJE GJE SHUME POZITIVE NE EMRIN E PRESIDENTIT QE SI KEMI PARE PERPARA ska me president kuklla PRESIDENTI DUHET TE PRONONCOHET PER TE GJITHA PROBLEMET QE KA SOVRANI PRESIDENTI DUHET TE JETE “ SI NJE BRIGE ON TRUBLE WATER” SHQIP SI NJE URE NE UJRA TE TRUBULLUARA

    Përgjigju
  • tani: 07/07/2019 13:52

    I nderuari president te nderojne kto statuse?Ndofta ke nevoj kunderpergjigje.Po I them gjithe kombit:A je ti Ilir Meta pronar defakto I hotelit "EUROPA" ne SHKODER apo Agron Cela?Shkodra e din mire ket mesele.Pres pergjigje.

    Përgjigju
  • Tironci: 07/07/2019 13:49

    Turp te kesh je bo si zedhens partie,mbaj autoritetin e presidentit qe ty te mungon,me mire jep dorheqjen dhe bonu kryetari i partise se hajduteve me mire je,se burgun afer e ke,lere Fatosin se i zgjidh vete hadhet e tija.

    Përgjigju
  • Qytetari: 07/07/2019 13:34

    Presidenti ka "dale jasht shinave"...Skandal qe perfshihet edhe ne komentimin e ngjarjeve te tilla ordinere...Turp ! Policia te publikoje foton dhe raportin mjekesor te personit qe ka kryer demtimin e mjetit.Kopjet dergojani Presidentit.Te gjithe te zhgenjyer me keto lloj prononcimesh,"out of sense" ! Tejet larg dhe te pa pajtueshme me figuren dhe autoritetin e ketij posti! Qytetari

    Përgjigju
    • Sefer Daja: 07/07/2019 14:44

      O qytetar po normal që i sëmurë mendor do dalë ai që hodhi gurin se ashtu është por policia të gjej atë që i tregoi të sëmurit makinën e z. Lubonja! Pse i sëmuri nuk goditi ndonjë makinë tjetër por atë të analistit?? Dhe më shqetësues është qëndrimi i shumë komentuesve që në vend të dënojnë aktin merren me presidentin! Për shumë nga ju kujtoni dramën Arturo Ui me shprehjen e famshme :-A ka ndonjë këtu me emrin Huk? Magazina juaj po digjet!

  • Popull: 07/07/2019 13:24

    PRItet Me 13 tetor PERPLASJE cunash por opozita ka nje SHUMICE me te MADHE cunash reth 87/10 te popullit

    Përgjigju
    • Tefa: 07/07/2019 17:54

      Te Santa Quaranta ne Sr sa % ke?:

    • Titi: 07/07/2019 16:32

      Po cne qe del lajmi i dit para protestes ?

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)