Modelja shqiptare Xhesika Berberi është ngritur e tmerruar mëngjesin e djeshëm pasi një person i armatosur ka hyrë në ndërtesën ku ajo jeton në SHBA.
Në një video të publikuar në Instagram tregoi se ishte fshehur në dollapin e rrobave dhe në momentin që fliste, agresori ishte brenda ndërtesës. E frikësuar po priste që të vinin forcat e policisë për të neutralizuar situatën.
"Po fshihem në dollapin tim sepse kishte të shtëna në ndërtesën time. Autori është futur dhe po fshihet brenda ndërtesës me një armë. Ka shume helikopterë përreth. Kjo po ndodh qysh kur u zgjova këtë mëngjes dhe është thjesht çmendur dhe e frikshme," tha Xhesika.
Më vonë, modelja bëri postim në Instagram duke treguar se policia kishte hyrë në godinë dhe ishte e sigurt.
???????????
Përgjigju