Sulmohet me armë ndërtesa ku jeton modelja shqiptare në SHBA, Xhesika Berberi fshihet në dollap: Agresori ka hyrë brenda

Sulmohet me armë ndërtesa ku jeton modelja shqiptare në SHBA, Xhesika Berberi fshihet në dollap: Agresori ka hyrë brenda

Xhesika Berberi

Modelja shqiptare Xhesika Berberi është ngritur e tmerruar mëngjesin e djeshëm pasi një person i armatosur ka hyrë në ndërtesën ku ajo jeton në SHBA.

Në një video të publikuar në Instagram tregoi se ishte fshehur në dollapin e rrobave dhe në momentin që fliste, agresori ishte brenda ndërtesës. E frikësuar po priste që të vinin forcat e policisë për të neutralizuar situatën.

"Po fshihem në dollapin tim sepse kishte të shtëna në ndërtesën time. Autori është futur dhe po fshihet brenda ndërtesës me një armë. Ka shume helikopterë përreth. Kjo po ndodh qysh kur u zgjova këtë mëngjes dhe është thjesht çmendur dhe e frikshme," tha Xhesika.

Më vonë, modelja bëri postim në Instagram duke treguar se policia kishte hyrë në godinë dhe ishte e sigurt.

A.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

SHBA dhe 17 shtete të tjera kërkojnë në sinkron lirimin e menjëhershëm të pengjeve në Gaza

SHBA dhe 17 shtete të tjera kërkojnë në sinkron lirimin e menjëhershëm të pengjeve në Gaza