Sulmohet me molotov Konsullata
e Turqisë në Prizren

Sulmohet me molotov Konsullata<br />e Turqisë në Prizren
PRIZREN – Godina ku është e vendosur Konsullata e Përgjithshme e Turqisë në Prizren është sulmuar në orët e para të mëngjesit me lëndë djegëse, që dyshohet të jetë koktej molotovi. Si pasojë e sulmit objekti ka pësuar dëme materiale, njofton “Koha Ditore”.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha ka konfirmuar se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 4 të mëngjesit.

 “Objekti i Konsullatës së Turqisë në Prizren është sulmuar, me ç’rast janë shkaktuar dëme të vogla materiale dhe nuk ka persona të lënduar. Hetuesit e forenzikës kanë dalë në vendngjarje, kanë grumbulluar prova dhe ekspertiza do të përcaktojë se me ç ka është sulmuar ky objekt”, ka thënë Hoxha.

Sipas tij, hetuesit policorë të Drejtorisë rajonale të Policisë së Kosovës dhe Prokuroria kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me hetimin e rastit dhe si pasojë e tyre tashmë janë ndaluar pesë persona të dyshimtë për këtë rast. “Pesë persona janë duke u intervistuar në Policinë rajonale të Prizrenit”, ka deklaruar ai, duke shtuar se hetimet janë në vijim e sipër për zbardhjen e këtij rasti.

(er.nu/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave