Sulmoi me acid partnerin në hotel, flet 38-vjeçarja për mediat greke: Pranoi të ndahej me kushtin që të mos kem burrë tjetër ose do më vriste
38-vjeçarja që sulmoi partnerin
“Është acid, e kam blerë 100 euro në internet”, kështu deklaroi 38-vjeçarja, identiteti i së cilës nuk dihet, pas sulmit ndaj partnerit të saj në një hotel në qytetin grek, Heraklion. Ajo dërgoi provat nga kompania e transportit për të vërtetuar pretendimet e saj se acidit e ka blerë në mënyrë të ligjshme online. Pas komunikimit me avokatin e saj, ka pranuar se të hënën do të vetëdorëzohet në polici.
E kontaktuar nga media greke, tregoi detajet e përplasjes me partnerin 36-vjeçar duke thënë:
“Më godiste dhe largohej. E bëra për ndarjen. Ai pranoi të ndahej me mua por më vuri kusht që të mos lidhesha me asnjë burrë tjetër. Ai do më lejonte të rilidhesha vetëm me ish-burrin tim por donte të më shihte sa herë të donte. Kjo është e gjithë e vërteta dhe me prova. Më tha se do më vriste nëse do vazhdoja të bëja jetën time. Unë kam përjetuar vetëm kërcënime dhe dhunë prej tij”.
Aktualisht ndodhet e fshehur në një vend të sigurt ndërsa thotë se nuk mungon frika e hakmarrjes nga anëtarët e familjes së viktimës. E pyetur përse nuk ka kryer denoncime ndaj tij, u shpreh:
“Kam paditur vëllain e tij gushtin e kaluar për dhunë në familje. Një vëlla tjetër i tij më ka rrahur, por unë nuk e kam paditur kurrë. Familja e tij nuk më donte fare. Ata donin të na ndanin. Ai pranoi të ndahej në një zënkë, unë e dëbova nga shtëpia ime. Të jem vetëm ose me ish-burrin tim”.
38-vjeçarja tregon se 36-vjeçarin e ka takuar 4 herë brenda një muaji e gjysmë në hotelin ku ndodhi sulmi me acid.
“Ai pranoi të ndahej pas sherrit sepse familja e tij nuk më donte, por me kusht që të jem vetëm ose do të më vriste”, përfundon ajo.
Ish partneri i saj ka djegie në 10-12% të fytyrës duke përfshirë zonën e syve, ndërsa gjendja e tij nga mjekët vlerësohet në gjendje të qëndrueshme dhe nuk është në rrezik për jetën.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4254
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Athinë/ Pas operacionit, Kryepeshkopi Anastas është në gjendje të qëndrueshme, por i intubuar në Njësinë e Kujdesit Intensiv
13 Janar, 16:44
-
Dimri polar/ Në Kapshticë u krijua situatë kaotike, autobusët mbetën mbi 3 orë pritje! Udhëtarët: Shteti ta zgjidhte, qëndruam mes borës, me fëmijë, pleq e gra shtatzëna (VIDEO)
13 Janar, 14:30
-
ESENCË në Report TV/ 2500 dollarë, grekët e blenë kokën e Ali Pashë Tepelenës në Kakavijë!
12 Janar, 21:20
-
Orë kritike, Kryepeshkopi Anastas në intubim pas operacionit! Besimtarët luten për shëndetin e tij
11 Janar, 14:39
-
Greqi/ Virusi HMPV nuk po mbush vetëm spitalet në Kinë, zbulohet një rast edhe në Selanik
8 Janar, 08:53
-
Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës
7 Janar, 23:01
-
Kryepeshkopi Anastas 5 ditë i shtruar në spitalin ‘Ungjillizimi' në Athinë, media greke: Gjendja e tij mbetet kritike
7 Janar, 15:44
-
Dy tërmete shkundin përsëri Greqinë, forca deri në 4,6 ballë! Panik te banorët, ekspertët i tremben pasgoditjeve
6 Janar, 19:57
-
'Zhdukja' e kufirit, grekët dynden në karburantet në Bullgari për naftë e benzinë të lirë
6 Janar, 17:15
-
Greqi/ Vranë 34-vjeçarin pas sherrit në lokal natën e Vitit të Ri, Gjykata lë në burg shqiptarin dhe grekun, 2 të tjerë në kërkim! Dëshmia: Nuk e bëmë ne!
6 Janar, 16:02
-
Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastasi vijon të jetë në gjendje kritike! Prej 3 janarit ndodhet i shtruar në spitalin 'Ungjillëzimi' të Athinës
6 Janar, 09:10
-
U shtrua në spitalin 'Ungjillëzimi' të Athinës, Kryepiskopi i Shqipërisë, Anastasi në gjendje kritike! Vizitohet nga kryeministri grek Mitsotakis!
5 Janar, 19:22