Personi i dyshuar si autori i sulmit me armë zjarri në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë disa orë më parë është identifikuar si Cole Tomas Allen, sipas mediave amerikane.

31-vjeçari raportohet se është nga Torrance, Kaliforni, periferi jugperëndimore e Los Anxhelosit.

Sipas mediave, Allen ka punuar si mësues në Torrance pasi u diplomua në Institutin e Teknologjisë së Kalifornisë, një universitet shumë i njohur.

Policia thotë se ai ishte i ftuar në hotelin Washington Hilton, ku po zhvillohej darka, dhe se mbante me vete disa armë, përfshirë pistoleta dhe thika.

Allen po merr trajtim mjekësor në spital pas incidentit. Ai pritet të akuzohet zyrtarisht të hënën.

Sipas CNN, siguria në këtë event ishte e një niveli të thuajse një takimi të sigurisë kombëtare. Mediat kanë publikuar momentin kur ai është neutrealizuar dhe arrestuar, i shtrirë në tokë, pa bluzë dhe i prangosur.


Lajmi kryesor:

Të shtëna në darkën e gazetarëve të Shtëpisë së Bardhë, i pranishëm edhe Trump! Presidenti shëndoshë e mirë, arrestohet autori 31-vjeçar (VIDEO)