Gert Shehu, 31-vjeçari i cili sulmoi fizikisht Sali Berisha më 6 dhjetor është lënë në burg nga gjykata, teksa masat e sigurisë ndaj tij u dha në ambientet e spitalit të Traumës. Shehu prej së martës po kurohet pas goditjeve nga truprojat e Berishës. Pasi gjendja e tij të përmirësohet pritet që të transferohet në qeli.
Aktualisht, Gerti Shehu është i shtruar në pavijonin e ORL tek spitali o Traumës. Para dy ditësh është dërguar tek spitali i burgut, por nuk e kanë pranuar dhe është rikthyer sërish tek Trauma. Gjendja e tij është shumë e mire, nuk ka asnjë problematikë, ndërsa ruhet nga forca të shumta policie. Avokati Ervis Lila i përzgjedhur nga familjarët e Gert Shehut ka kërkuar një masë më të lehtë ndaj tij.
Avokati i Gert Shehut thotë se akti i ekspertimit psikik për klientin e tij do të jetë përcaktues në këtë proces.
"Ne e kemi kërkuar të zgjerim, të përfshihen edhe ekspertë të tjerë. Klienti im kurohej, ia kishte dhënë mjeku kurën. Ai ishte i pranishëm në seancë por nuk pati asnjë qëndrim. Akti i ekspertimit do të jetë shumë përcaktues, ndërkohë që prokuroria nuk ka bërë ende asnjë ekspertimi”, tha avokat Ervis Lila.
Ish kryeministri Sali Berisha gjatë protestës së 6 dhjetorit të cilën e kishte parashikuar prej ditësh, u godit me grusht në fytyrë nga Gert Shehu, 31 vjeç i cili vuante me problemet të shëndetit mendor. Gjithsesi, pavarësisht se ditën e djeshme, politika u bë 'bashkë' pavarësisht ndasive dhe dënoi njëzëri sulmin ndaj Berishës, kreu i foltoreve, bëri fajtor Edi Ramën. Ky version, u pa edhe nga pjesëtarë të Rithemelimit dhe një pjesë të Partisë Demokratike.
Ndërkohë pavarësisht paraqitjes së dokumentit nga ana e mjekut Sadik Lala, ku shfaqej se 31 vjeçari, Gert Shehu vuante nga një “Çrregullim psikotik i papërcaktuar”, Rithemelimi këmbëngul se 31 vjeçari është oficer i policisë kriminale dhe është urdhëruar për të goditur ish kryeministrin. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka reaguar ditën e djeshme për ngjarjen e ndodhur dhe ka kërkuar që të zbardhet akti i sulmit që e konsideroi të pajustifikueshëm.
Avokati i Gert Shehut që qëlloi Berishën në protestën e 6 dhjetorit thotë se akti i ekspertimit psikik për klientin e tij do të jetë përcaktues në këtë proces.
“Ai vazhdon të jetë në spitalin e Traumës. Do ta përcaktojnë mjekët për dëmtimet. Nuk ishte në gjendje të vinte në gjykate. Akti i ekspertimit psikiatrik do të jetë përcaktues. Ne e kemi kërkuar të zgjerim, të përfshihen edhe ekspertë të tjerë. Klienti im kurohej, ia kishte dhënë mjeku kurën. Ai ishte i pranishëm në seancë por nuk pati asnjë qëndrim. Akti i ekspertimit do të jetë shumë përcaktues, ndërkohë që prokuroria nuk ka bërë ende asnjë ekspertimi”, tha avokat Ervis Lila.
Sa i përket arsyeve se pse klienti i tij e bëri gjestin avokati thotë se “Do të doja ta kisha një përgjigje. Por për mua e gjithë analiza do të bëhet pasi të bëhet ky akt ekspertimi. A ka falur publikisht edhe Berisha. Për mua është rrethanë cilësuese”.

Gert Shehu, 31-vjeçari që qëlloi me grusht Sali Berishën, do të mbetet në burg pasi të dalë nga spitali i Traumës ku ndodhet i shtruar. Atij i është komunikuar pak më parë në spital masa e sigurisë.
-
Truprojat bene vetem detyren,pak ashper,por vetem detyren dhe nuk duhet harruar qe aty nderhyne dhe militante te terbuar jo vetem grupi i shoqerimit.Per mua problematik eshte shoqerimi i tij ne fillim ne godinen e PD dhe jo direkt ne polici,per kete duhen dhene shpjegime.
Përgjigju -
Po truprojave do u komunikohet masa e arrestit me burg per tejkalim te mbrojtjes se nevojshme?
Përgjigju-
Haxhi, shume e Drejt. Ky Djali Thjesht qelloj dike per bindje. Jo e hijshme per nje plak por ska gje. Kurse Ato me dhjetra veta duhet te ishin marr burg sepse Ai thjesht duhet ishte arrestuar dhe kaq
-
pirdh pirdh pse funksionon gje ke ne te merr shpirtin berisha
-
-
Ti Arturo po qe do ja haje mutin
Përgjigju












Komente
Komento