Greqi- Një shqiptar është arrestuar nga  policia greke, pasi dyshohet të jetë përfshirë në sulmin ndaj ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kamenos pesë vite më parë.

Ngjarja për të cilën akuzohet 23-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ka ndodhur në shtator të vitit 2013, në lagjen “Keratsini”, të Athinës.

VIDEO e sulmit ndaj Panos Kamenos në 2013

Shqiptari i arrestuar, dyshohet se bën pjesë në grupin e personave që sulmuan eskortën e ministrit Kamenos, ku gjatë incidentit mbeti i vrarë këngëtari grek Pavlos Fyssas. Gjatë atij incidenti ministri pësoi lëndime të lehta, ndërsa makinat e eskortës u dëmtuan.

Këngëtari Pavlos Fyssas njihej si antifashist dhe antiracist,  dhe prandaj sulmua me thikë nga një grup personash të “Agimit të Artë”. Pjesë e këtij grupi ishte edhe shqiptari.