Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka çuar për gjykim 7 prej të arrestuarve të dosjes ‘Revanshi’, ndërsa 20 prej tyre janë ende në kërkim.

Mes personave nën akuzë janë Durim Bami, i cili u ekstradua nga Dubai para pak javësh, Aldo Avdylaj, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Marklen Haka, Altin Morina, Jozi Kraja.

Prokuroria e Posaçme i akuzon për krime midis tyre dhe sigurim kushtesh për tentativa vrasjeje e kultivim droge.

Emrat e 7 të arrestuarve që presin gjykimin
Durim Bami
Aldo Avdylaj
Edson Jozwik
Henerigert Mitri
Marklen Haka
Altin Morina
Jozi Kraja

Jozi Kraja u ekstradua në janar nga Zvicra. Sipas hetimeve të kryera nga SPAK, dyshohet se gjatë periudhës dhjetor 2020 – maj 2024, ka siguruar kushte dhe mjete materiale për kryerjen e vrasjes së dy vëllezërve Durim dhe Valter Bami, vrasje e kërkuar nga ish-deputeti socialist, Arben Ndoka.

Aldo Avdylaj u arrestua më 14 tetor dhe akuzohet se ka organizuar dhe bashkëdrejtuar grupin me Astrit Avdylajn për vrasjen e Edmir Bregut në vitin 2021 në Durrës. 

Edson Jozwik alias Edson Pjetri është i akuzuar si anëtar i grupit kriminal që trafikonte lëndë narkotike.

Henerigert Mitri, ish-drejtori i Policisë Lezhë, i cili u dorëzua në shtator të vitit 2024, ndihmonte grupet kriminale t’i shmangeshin ligjit duke lejuar veprimtarinë e tyre me mbjelljen e parcelave të drogës.

Marklen Haka akuzohet si pjesëmarrës në vitin 2020 në atentatin ndaj Durim Bamit.

Altin Morina, ish-efektiv i RENEA-s, është i akuzuar se ka kultivuar bimë narkotike në bashkëpunim me Durim Bamin.

Avdyli, Haka, Kraja e Bami ndodhen në burgun 313.

Akuzat e SPAK për secilin prej tyre:

Durim Bami, akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit, Arben Ndoka, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve, Tori Xhecuka dhe Erigers Mihasi, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;

“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e krijimit, drejtimit apo organizimit, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal, në lidhje me veprat penale kundër jetës;

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.

“Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në formë organizimi, drejtimi apo financimi të kësaj veprimtarie, si dhe në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 284 paragrafi 3 dhe 28/4 të Kodit Penal;

“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e krijimit, drejtimit apo organizimit, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal, në lidhje me kultivimin e bimëve narkotike;

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.

Aldo Avdyli (alias Elidon Avdyli), akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve, Durim Bami dhe Valter Bami, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;

“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal;

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.

Edson Jozwik (alias Edson Pjetri, alias Edmir Pjetri), akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a paragrafi 1 dhe 28/4 të Kodit Penal;

“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal;

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.

Henerigert Mitri, akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 284 paragrafi 1 dhe 28/4 të Kodit Penal; 

“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në një grup të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 i Kodit Penal;

“Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 të Kodit Penal;

“Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Marklen Haka (lias Marklen Aliu), akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personve, e mbetur në tentativë, me pasojë plagosjen e shtetasve, Durim Bami dhe Ervin Kodra, e ndodhur në datën 04.11.2020 në qytetin e Tiranës, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79 gërma “dh”, 22 e 28/4 të Kodit Penal;

“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278/1 e 28/4 të Kodit Penal;

“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal;

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal.

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit, Durim Bami, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;

“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjeësmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal;

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334/1 i Kodit Penal.

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasv,e Tori Xhecuka dhe Erigers Mihasi, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;

“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal;

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334/1 i Kodit Penal.

Altin Morina, akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer më shumë se një herë në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 284/2 dhe 28/4 të Kodit Penal;

“Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal;

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334/1 i Kodit Penal.

“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në formën e mbajtjes së armëve, në automjete pa lejen e organeve kompetente shtetërore, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal;

“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në formën e mbajtjes së municioneve luftarake, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, të parashikuar nga nenit 278/3 i Kodit Penal.

Jozi Kraja, akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve, Durim Bami dhe Valter Bami, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;

“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal;

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.

Lista e plotë e 27 anëtarëve

Personat e dërguar për gjykim janë: ish deputeti i PS-së, Arben Ndoka, Ervis Martinaj ( i zhdukur prej vitit 2022); Durim Bami, Endrit Dokle, ish efektivi Altin Morina, Arian Tuku, Samuel Ndoka, Vinçens Tuku, Jozi Kraja, Aldo Avdylaj (alias Elidon Avdyli), Oltion Zefi, Edson Jozëik (alias Edson Pjetri, alias Edmir Pjetri), Kasandër Noga, Elson Reçi, alias Elson Kacorri, Fatmir Troplini, Klodian Shahini, Henerigert Mitri, Kristos Teta, Denis Meta, Marklen Haka (lias Marklen Aliu), Tori Xhecuka (alias Hektor Xhecuka), Florenc Kelmendi (alias Florenc Toçi), Ardit Gjokrosa, Erlis Duka, Fatmir Hyseni, Altin Gega dhe Elton Zalla.

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Lajmi në përditësim...