Sulmoi pa motiv tre të moshuarit italianë, arrestohet 39-vjeçari shqiptar

Sulmoi pa motiv tre të moshuarit italianë, arrestohet 39-vjeçari shqiptar

Foto ilustruese

ITALI-Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar në Castel San Pietro Terme, për shkak se ka sulmuar tre të moshuar.

Centrali operativ 112 u informua të enjten nga një qytetar se në rrugën “Giuseppe Mazzini” gjendej një i huaj që po sulmonte tre pleq. Pas marrjes së informacionit, karabinierët vendas nxituan për në vendin e ngjarjes dhe bllokuan agresorin, i cili, sipas mediave italiane, kishte ushtruar dhunë mbi pleqtë “pa asnjë arsye”.

Të lënduarit, të cilët mësohen se janë 66, 73 dhe 77 vjeç, janë dërguar në departamentin e urgjencës në Imola për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor dhe më pas kanë dalë nga spitali me një prognozë prej 8 ditësh, për trauma të ndryshme në kokë dhe gjoks.

Agresori, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka përfunduar në pranga. Tanimë, pritet zhvillimi i seancës gjyqësore ndaj tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun