Sulmon Vlahutin e Lu, Berisha
thirrje:Soros të shpallet non grataLulzim Basha sulmon Sorosin

Sulmon Vlahutin e Lu, Berisha<br />thirrje:Soros të shpallet non grataLulzim Basha sulmon Sorosin
TIRANE-Berisha sulmon nga çadra e PD-së, Romana Vlahutin dhe Donald Lu: Monstra Soros të shpallet ‘non grata’. Këtë radhë objekt i sulmeve të tij kanë qenë ndërkombëtarët.

Ne deklarate ai nuk ka kursyer ambasadoren e  BE, Romana Vlahutin por as atë amerikan, Donald Lu, ndërsa ka kërkuar shpalljen “non grata” të Sorosit.

Një e vërtetë e madhe po del sot si drita e diellit përpara shqiptarëve. Në vitin 2014, presidenti Bujar Nishani thirri të gjitha forcat politike për të bërë Reformën në Drejtësi.

Natyrisht presidenti Bujar Nishani i thirri për inkurajim, sepse reformën do e bënin forcat politike.

Çfarë ndodhi?

Menjëherë reformën e mori Edi Rama në dorë dhe përjashtoi opozitën.

Çuditërisht në krah të Edi Ramës u rreshtuan edhe guvernatorja dhe më pak te flasim te drejten, ambasadori Lu.

Me deklarat të njëpasnjëshme, aq sa u detyrova t’i them se me këto deklarata po çon drejt destabilizimit, Shqipërinë!

I thashë ambasadores Vlahutin ‘Ti me këto deklarata con drejt destabilizimit Shqipërinë’. Nuk dua ta hajë kush sapunin për djathë se nuk ka më keq. E bëtë draftin me specialistë të huaj, natyrisht të paguar nga Xhorxh Soros, ky kryekorruptor në botën e lirë.

Njeriu që pëdor milionat për të korruptuar politikanët. E bënë me ekspertë ndërkombëtarë, Venecia e përmbysi, sepse me 16 nene, projekte i jepte dorë Edi Ramës. Urdhëroni ta bëjmë bashkë, jo jo, e bënë përsëri vetëm. Me urdhër të Sorosit Rama shkeli marrëveshjen, votoi të gjitha ligjet, duke shkelmuar kushtetutën.

E bënë draftin me njerëz të paguar nga George Soros, ky kryekorruptuar që përdor bilionat për të korruptuar politikanë.

E bënë siç e deshën. ‘Venecia’ e përmbysi komplet.

Pse?

Sepse projekti i jepte Edi Ramës në dorë drejtësinë.

Mos harroni çakejtë analistë që i vërsuleshin opozitës, e cila po mbronte shtetin ligjor".


Sipas Berishes, Basha fitoi ndaj presioneve dhe kete e deshmoi telefonata me Merkel.
"Lulzim Basha si kryetar i PD, përballoi presionet më të paimagjinueshme, por nuk e lëshoi veten. Në fund mori një shpërblim, pasi e telefonoi Angela Merkel, i telefonoi Departamenti i Shtetit, që e kuptuan se përse qëndroi Lulzim Basha dhe opozita. I telefonoi krejt bota sepse ai mbrojti të drejtën. Por pas dy ditësh, me urdhër të Sorosit, Edi Rama shkeli marrëveshjen dhe miratoi ligjet pa opozitën”, vijoi ai.

Berisha komentoi edhe letrën e 6 senatorëve republikanë, dërguar Sekretarit të Shtetit për të parë rolin e George Soros në rajon.

U jam mirënjohës senatorëve të SHBA, për shqetësimin e tyre të shprehur në letër. I bëj thirrje Kongresit dhe Senatit amerikan të hetojnë me përgjegjësi të madhe, çdo veprimtari të çdolloj të kryekorrupturit politik të botës, George Soros.

I bëj thirrje Senatit dhe Kongresit amerikan, që t’i ndalojë çdo veprim kësaj monstre në demokracitë e reja.

I bëj thirrje Parlamentit Europian që të ndërpresë veprimet e tij.

Njerëz si atij meritojnë vetëm një gjë: ‘non grata’ kudo
,” tha Berisha.

Ai komentoi edhe emërimin e Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm.

Së fundmi një pyetje e kam për të gjithë shqiptarët: A meritoni ministra xhelatë të diktaturës?” tha Berisha.

Berisha: Rama do shkarkonte 6 ministra por ja pse nuk e bëri
Ish- kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës përballë protestuesve ka vënë theksin edhe një herë për largimin e Edi Ramës si kryeministër, pasi sipas tij ai është i varur nga krimi.   

Berisha ka hedhur akuza të forta ku u shpreh se minstrat kanë një video të Ramës në hotelin e Kelmend Balilit, të cilësuar si Eskobar i Ballkanit". Kjo për ish- kryeministrin ka qenë arsyeja se përse Rama nuk zbatoi planin e tij për të shkarkuar gjashtë ministra dhe jo katër.

“Edi Rama bën mirë që të ikësh, deshe të heqësh 6 ministra por kur të nxorën videon kur ti je duke bërë orgji në hotelin , hoqe dorë”, tha Berisha.

Me një gjuhë të ashpër dhe aspak të hijshme për një ish- kryeministër, Berisha e ka quajtuar Kodhelin "Madamë striptizën" duke iu referuar lajmit nga mediat greke e cila shkroi se ajo kishte qenë kërcimtare në një klub nate në Greqi. Ai tha se Mimi Kodheli dhe Lindita Nikolla ishin në listën e ministrave që Rama kishte planifikuar t'i shkarkonte.
 
“Nikolla fsheh një vjedhje monstruoze, shndërrimin e parave në vilë milionësh. Madamë striptizën, një turp më të madh mbi tokë nuk ka, valltare striptize në Greqi dhe jo që nuk e përgënjeshtron, nuk e hedh në gjyq gazetën që i thotë, se ia ka filmin ajo, po përgjigjet me Thecerin, kurse kjo thotë bëni vetingun, se unë vodha se më lejoi vetingu”- tha Berisha.
 
Qeverisja në drejtimin e Ramës, për Sali Berishën ka formën e një kubi e cila sipas tij i ka të gjitha anët e errëta dhe ky revolucion demokratik, siç e quan ish- kryeministri do ta çmontojë këtë sistem të turpshëm.

Ai ka risjellë sërish në vëmendje premtimet e bëra nga Rama gjatë fushatës zgjedhore, premtime këto që për Berishën jo vetëm nuk janë bërë por e kanë shkatërruar atë ç’ka qeveria e tyre kishte arritur.  
 
“Kjo qeveri si një kub që çdo faqe e ka të zezë. Revolucioni demokratik do të çmontojë sistemin. Rama katër vjet më parë dha premtime nga më të padëgjuar ndonjëherë. Premtoi shëndetësi falas, sot paguajnë 40% më shumë. U premtoi heqjen e taksën në ushqimet bazë, sot ato përsëri paguajnë më shumë. Premtoi 300 mijë vende pune, jo vetëm që s’e mbajti por përzuri 200 mijë shqiptarë dhe i dërgoi në azil. Sot paguajnë energjinë më shumë. Premtoi se do kenë rrogë të 13, jo vetëm që si dha por ua bllokoi ato”,
tha Berisha.

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD te Bashkia e Tiranës, Policia njofton masat dhe rrugët që bllokohen sot! Koha dhe itinerari që duhet të ndjekin shoferët

Protesta e PD te Bashkia e Tiranës, Policia njofton masat dhe rrugët që bllokohen sot! Koha dhe itinerari që duhet të ndjekin shoferët