Gjykata e Apelit e Kosovës ka lenë në fuqi masat e sigurisë ndaj gjashtë anëtarëve të Lëvizjës Vetëvendosje të arrestuar për sulmin me anti-tank ndaj objektit të Kuvendit të Kosovës dhe të akuzuar për terrorizëm.
Pavarësisht ankesës së Prokurorisë Speciale dhe avokatëve mbrojtës, Apeli, nuk e ka ndryshuar masën ndaj tyre.
Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi më 1 shtator, masën e sigurisë arrest me burg për të pandehurit Atdhe Arifin, Egzon Halitin dhe Astrit Deharin, si dhe arrest shtëpiak për Frashër Krasniqin, Petrit Ademin dhe Adea Batushën.
Më 30 gusht, policia e Kosovës ka arrestuar Adea Batushën, Astrit Deharin, Egzon Halitin, Atdhe Arifin, Egzon Halitin, Petrit Ademin dhe zëdhënësin e Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqin, si të dyshuar për sulm ndaj objektit të Kuvendit të Kosovës,
Të gjithë këta persona dyshohen nga prokuroria se kanë kryer veprën penale “kryerje e veprës terroriste” nga neni 136 lidhur me nenin 135, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ndërsa i pandehuri A.D, edhe për “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve…”.
Policia e Kosovës, në një aksion të zhvilluar më 30 gusht, ka arrestuar Adea Batushën, Astrit Deharin, Egzon Halitin, Atdhe Arifin, Egzon Halitin, Petrit Ademin dhe zëdhënësin e Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqin, si të dyshuar për sulm ndaj objektit të Kuvendit të Kosovës.
Sipas policisë së Kosovës në garazhet e Kuvendit ka patur dy shpërthime dhe dyshohet se është qëlluar me një predhë anti-tank.
Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com