Sulmuan me gurë dhe bomba molotov policinë, 26 banorë të Astirit në hetim

Sulmuan me gurë dhe bomba molotov policinë, 26 banorë të Astirit në hetim

I ndaluari nga Policia, Shkëlzen Sadikaj

TIRANË- Policia e Shtetit ka vënë në hetim 26 persona që sulmuan me gurë, sende të forta dhe bomba molotov efektivët gjatë aksionit të shembjeve të banesave në zonën e Astirit. Në bilancin e bërë në përfundim të kësaj proteste, bëhet e ditur se 26-persona nga mosha 23-73 vjeç janë vënë në hetim, e ndërsa është arrestuar Shkëlzen Sadikaj, i cili është ka rënë në prangat e policisë edhe më herët nga policia për të njëjtat akuza.

1573592356_1573592288shkelzensadikaj.jpg

Shkëlzen Sadikaj

Si pasojë e sulmit me gurë, sende të forta dhe bombave molotov mbetën të plagosur 5 punonjës Policisë nga FNSH-ja, Shqiponjat dhe nga Patrullat e përgjithshme. Gjithashtu, gjatë sulmit me gurë e sende të forta dhe bombave molotov, është dëmtuar 1 automjet i Policisë.

"26 të proceduar për sulmin me gurë, sende të forta dhe bomba molotov ndaj punonjësve të Policisë.

Sot, në rrugën “Teodor Keko”, në afërsi të sheshit “Shqiponja”, Tiranë, rreth orës 06:00 të mëngjesit një grup personash, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me gurë, sende të forta dhe bomba molotov punonjësit e policisë si dhe punonjësit e policisë bashkiake, të cilët ishin dislokuar në këtë rrugë për të ushtruar detyrën në lidhje me zbatimin e planit të masës për shembjen e 33 objekteve që preken nga projekti i rrugës.

Si pasojë e sulmit me gurë, sende të forta dhe bombave molotov mbetën të plagosur 5 punonjës Policisë nga FNSH-ja, Shqiponjat dhe nga Patrullat e përgjithshme. Gjithashtu, gjatë sulmit me gurë e sende të forta dhe bombave molotov, është dëmtuar 1 automjet i Policisë. Në lidhje me ngjarjen, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 në përfundim të veprimeve hetimore, bazuar prova dhe pamje filmike të ditëve paraardhëse nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë bënë ndalimin për veprën penale “Kundërshtim me dhunë të punonjësit të policisë së rendit”, të shtetasit në kërkim Sh.S., 46 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve u proceduan në gjëndje të lirë për veprat penale “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit”, “Prishje e rendit dhe e qetësisë publike”, “Mbajtja dhe përdorimi i lëndëve plasëse dhe piroteknike”, dhe “Shkatërrim prone” i 25 shtetasve, nga 22 deri në 73 vjeç. Vijon puna hetimore nga ana e strukturave të policisë në bashkëpunim e Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për identifikimin e personave të tjerë përgjegjës në lidhje me këtë ngjarje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore", njofton policia. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tori: 12/11/2019 23:22

    Po ta sulmonin me gure e Molotov protestuesit policine amerikane si do reagonte policia? Sipas ligjeve amerikane policeve do u rrezikohet jeta e reagimi I tyre do ishte I fuqishem bile I tragjikshem

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'U endëm për rreth 2 orë në ajër', dëshmia e 21 vjeçarit që mbijetoi nga rrëzimi i avionit në Kazakistan: Piloti tentoi tre herë ulje emergjente

'U endëm për rreth 2 orë në ajër', dëshmia e 21 vjeçarit që mbijetoi nga rrëzimi i avionit në Kazakistan: Piloti tentoi tre herë ulje emergjente