Sulmuesi 18 vjeçar shqiptar
do të luajë me Juventusin

Sulmuesi 18 vjeçar shqiptar<br />do të luajë me Juventusin
Klubi i Juventusit jo vetëm po i kushton vëmendje blerjeve të yjeve, por gjithashtu po i kushton rëndësi edhe të rinjve, të cilët janë kontingjenti premtues për të ardhmen e ekipit.
 
Mediat italiane raportojnë se bardhezinjtë kanë arritur akordin me 3 talente, ku një ndër ta është edhe futbollisti me origjinë shqiptare, Qëndrim Kameraj, i cili luan si sulmues qendror dhe anësor.
 
18 vjeçari shqiptari i lindur në Luzernë, do të jetë pjesë e të rinjve të Juvestusit për sezonin 2017-2018.
 
Kameraj kaloi te klubi bardhezi nga të rinjtë e Luzernës.
 
Sulmuesi 18-vjeçar është pjesë e Kombëtares U-18 të Zvicrës, ku në 2 ndeshje ka realizuar një gol.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë