Sulmuesi i Genoa-s niset drejt Milanos, gati vizitat mjekësore dhe më pas kontrata me 'djallin'

Sulmuesi i Genoa-s niset drejt Milanos, gati vizitat mjekësore dhe më pas kontrata me 'djallin'

Sulmuesi Chrystof Piatek

Ashtu siç ishte raportuar më parë, pas ndeshjes Genoa-Milan drejtuesit e dy klubeve kanë mbajtur një mbledhje ku kanë finalizuar gjithçka për sulmuesin Chrystof Piatek.

Në një video të publikuar nga mediat italiane sulmuesi polak shihet teksa largohet nga Genoa me makinë për t’u nisur më pas drejt Milanos, aty ku do të zhvillojë edhe vizitat mjekësore.

Baza e marrëveshjes mes dy klubeve ka qenë shifra 35 mln euro. Me shumë mundësi Genoa do të marë edhe një ndërmjet lojtarëve Halilovic dhe Bertolacci, por për këtë të dytin do të jetë paksa më e vështirë.

Piatek këtë verë la Cracocia për t’ju bashkuar Genoa-s, me të cilët fitonte 500 mijë euro në vit. Ndërkohë me kontratën e re 5 vjeçare që do të nënshkruaje më Milanin, 23-vjeçari do të fitojë 2 mln euro në sezon. Në gjysmën e parë të kampionatit Piatek ka realizuar 13 gola.

Sapo të azyrtarizohet gjithçka mes klubeve, drejtori sportive i Genoa-s është shprehur se do të ndodhë nesër, Higuain do të niset drejt Londrës për t’u bashkuar me Maurizio Sarri-n.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Media britanike ‘Metro’: Shqipëria mes pesë destinacioneve spektakolare për të vizituar në 2025

Media britanike ‘Metro’: Shqipëria mes pesë destinacioneve spektakolare për të vizituar në 2025