Sulmuesi Salihi shpërthen kundër
De Biasit dhe FSHF pas përjashtimit
Shqipëria nis zyrtarisht përgatitjet
P

Sulmuesi Salihi shpërthen kundër<br />De Biasit dhe FSHF pas përjashtimit<br />Shqipëria nis zyrtarisht përgatitjet<br />P
Pas vendimit të trajnerit për ta lënë jashtë kombëtares, sulmuesi Hamdi Salihi ka shpërthyer kundër De Biasit dhe FSHF në një prononcim për ‘Procesin Sportiv’.
 
“E parandieja se nuk do të pjesë e listës, pasi lojtarët kur grumbullohen nuk  e presin ta marrin vesh nga listat e publikuara, por lajmërohen 3-4 ditë para. Shpresoja deri në ditën e fundit, por nuk më erdhi ftesa.
 
Mendoj se kanë qenë faktor të jashtëm që kanë ndikuar, pasi i kam plotësuar të gjitha kriteret për të qenë pjesë e kombëtares në Kampionatin Europian.
 
Jam golashënuesi më i mirë i kampionatit, kam luajtur rregullisht dhe kam kontribuar për Shqipërinë prej vitesh.
 
Të paktën meritoja një shpjegim, se përse jam lënë jashtë grumbullimit.
 
Kjo ishte ëndrra ime më e madhe. I uroj suksesi ekipit në Francë dhe shpresoj të dalin sa më mirë”deklaroi sulmuesi shkodran.
 
Në lidhje me deklaratat e De Biasit se i duhen lojtarë me karakteristika të ndryshe dhe se do ta mbante ai përgjegjësinë për dështimin ose suksesin, sulmuesi u shpreh “Trajnerit nuk i ka vënë askush objektiva në Francë, plus që ka deklaruar se do të mbrohet” përfundoi ai. 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!