Konsullata e Rusisë në Athinë, është sulmuar me granatë nga dy persona me motoçikletë.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në rrugën Xhavela 5 në Halandri ku ndodhet konsullata, por fatmirësisht nuk raportohet për asnjë të lënduar.

Policia e antiterrorit ndodhet në zonë për investigime të mëtejshme.
Ky është sulmi i dytë me granatë kundër njësive diplomatike në Athinë, në nëntor 2016 në ambasadën franceze mbeti roja i plagosur.
Ndërsa në shkurt 2018 terroristë hodhën granatë në policinë e lagjes Kesariani.
Komento

