Sunak mbërrin në Izrael, takohet me presidentin izraelit dhe liderët e tij

Sunak mbërrin në Izrael, takohet me presidentin izraelit dhe liderët e tij

1697705059_ikjwd.jpg

Kryeministri britanik, Rishi Sunak ka mbërritur në Izrael për bisedime me liderët e tij. Ai është takuar edhe me presidentin izraelit, Isaac Herzog. Më vonë Sunak do të udhëtojë në vende të tjera të rajonit për diskutime të mëtejshme, ka njoftuar Downing Street.

Para fillimit të bisedimeve, Sunak tha se ishte i lumtur që ndodhej në Izrael në një periudhë kaq të rëndësishme. Ai shprehu solidaritetin dhe mbështetjen e tij ndaj popullit izraelit, raporton The Guardian.

“Jam këtu mbi të gjitha për të shprehur solidaritetin tim me popullin izraelit. Ju jeni përballur me një sulm të tmerrshëm terrorizmi dhe unë dua që ju të dini se Mbretëria e Bashkuar dhe unë jemi me ju”, tha Sunak.

Ai mbërriti një ditë pasi Presidenti amerikan, Joe Biden, u takua me Kryeministrin e Izraeli, Benjamin Netanyahun në Tel Aviv. Biden do të takohej më pas me liderët arabë në Jordani, por kjo u anulua pas shpërthimit shkatërrues në spitalin arab al-Ahli në Gaza, i cili shkaktoi qindra viktima.

Në fjalimin e tij që mbajti të mërkurën në parlament, Sunak tha se inteligjenca britanike po punonte për të zbuluar shkakun e shpërthimit. Ushtria izraelite ka prodhuar prova që tregonin se shpërthimi ishte rezultat i një rakete të lëshuar nga grupi militant Xhihadi Islamik, duke gjuajtur gabimisht. Grupi ka mohuar përgjegjësinë.

Netanyahu tha të mërkurën se Izraeli do të lejojë Egjiptin të dërgojë sasi të kufizuara ndihme humanitare në Gaza.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Izraeli: Raketa nga Libani dhe Gaza! Ministri izraelit u premton trupave pushtimin tokësor: Së shpejti do ta shihni Rripin e Gazës nga brenda! Rishi Sunak në Tel Aviv


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

‘T’i shkul veshët’, Manja ‘reflekton’ për përplasjen me Shehajn: Debate politike, mbesin brenda Kuvendit! U bëra pak nostalgjik

‘T’i shkul veshët’, Manja ‘reflekton’ për përplasjen me Shehajn: Debate politike, mbesin brenda Kuvendit! U bëra pak nostalgjik