Sunak planifikon të rrisë çdo vit moshën e ligjshme të pirjes së duhanit

Sunak planifikon të rrisë çdo vit moshën e ligjshme të pirjes së duhanit

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, të mërkurën propozoi rritjen e moshës ligjore për blerjen e duhanit në Angli me një vit çdo vit, diçka që ai e ka propozuar edhe më herët.

Ndryshimi i planifikuar do të thotë që “një 14-vjeçari sot nuk do t’i shitet kurrë ligjërisht një cigare”, tha Sunak.

Nëse Parlamenti miraton propozimin, ndryshimi ligjor do të zbatohet vetëm në Angli, jo në Irlandën e Veriut, Skoci dhe Uells. Mosha e ligjshme e pirjes së duhanit në Angli është nga mosha 18 vjeç.

Duke paraqitur planet e tij në konferencën vjetore të Partisë Konservatore, Sunak tha se donte “të ndalonte fillimisht adoleshentët të konsumonin cigare”, raporton Associated Press.

“Njerëzit e pinë cigaren kur janë të rinj. Katër në pesë duhanpirës e kanë filluar deri në moshën 20 vjeçare”, tha Sunak.

Qeveria tha se pirja e duhanit nuk do të kriminalizohet dhe ndryshimet me faza nënkuptojnë se kushdo që mund të blejë ligjërisht cigare tani nuk do të pengohet ta bëjë këtë në të ardhmen.

Sunak tha gjithashtu se qeveria e tij do të prezantojë masa për të kufizuar disponueshmërinë e cigareve elektronike për fëmijët.

Zyrtarët do të shqyrtojnë opsionet për kufizimin e shijeve të vapave dhe rregullimin e paketimit të tyre dhe mënyrën se si ato shfaqen në dyqane, në mënyrë që të jenë më pak tërheqëse për të rinjtë

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Përshëndetje naziste në Marseille, tifozi i Atalantës ndalet nga policia në stadium dhe dërgohet në qeli

Përshëndetje naziste në Marseille, tifozi i Atalantës ndalet nga policia në stadium dhe dërgohet në qeli