LONDËR - Sunderland ka regjistruar një fitore të madhe në udhëtim, duke mposhtur Chelsean me përmbysje 1-2 në kuadër të javës së nëntë të Premier League.
Edhe pse “Blutë” e Londrës dominuan dhe krijuan më shumë raste, efikasiteti i Sunderlandit bëri diferencën. Takimi nisi vrullshëm dhe që në minutën e katërt Alejandro Garnacho kaloi Chelsean në epërsi pas një kombinimi të bukur me Pedro Neton.
Reagimi i miqve erdhi shpejt dhe në minutën e 22-të Uilson Isidor përfitoi nga një kundërsulm i shpejtë dhe barazoi rezultatin në 1-1.
Në pjesën e dytë ritmi ra ndjeshëm, me pak raste të rrezikshme nga të dyja skuadrat. Chelsea tentoi me Joao Pedron dhe Garnachon, por pa sukses në finalizim. Kur gjithçka dukej e mbyllur, Chemsdine Talbi ‘shpërtheu’ në minutat shtesë (90+3’), duke realizuar një supergol pas asistimit të Brobbey që vulosi fitoren e madhe të Sunderlandit, që kishte në fushë titullar Granit Xhakën.
Me këtë triumf, Sunderland ngjitet në pozitën e dytë të Premier League me 17 pikë, ndërsa Chelsea bie në vendin e shtatë me 14 pikë, duke humbur terren në garën për kreun.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
7 Janar, 22:17
Si e menaxhoi qeveria situatën e përmbytjeve?
-
Mirë
53.1%
-
Keq
35.9%
-
Nuk e di
11.1%
Vota total: 884
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
GOLAT/ Liverpooli shënon 4 herë, kalon pa problem në 1/16 e FA Cup
13 Janar, 11:45
-
45 milionë euro për një mbrojtës të majtë, Atletico Madrid dhe Sunderland joshin Mario Mitajn
13 Janar, 11:15
-
VIDEO/ Sylvinho s'e ka në listën e ngushtë, Anis Mehmeti realizon golin e 9-të në Angli
11 Janar, 10:43
-
Dramë për fituesit në fuqi të Crystal Palace, klubi i Ligës së 6-të i eliminon nga FA Cup! 5 mijë tifozë shijojnë mrekullinë
10 Janar, 15:27
-
Ish lojtari i Chelsea bën rrëfimin prekës: Më kanë mbetur pak ditë jetë
10 Janar, 07:48
-
Stuhia ‘Goretti’ godet Francën dhe Britaninë, mijëra familje pa energji elektrike
9 Janar, 13:38
-
VIDEO/ Liverpooli ndal 0-0 kryesuesit e Arsenalit në Premier League
9 Janar, 11:22
-
VIDEO/ Chelsea humbet 2-1 nga Fulham, 'Blutë' pesë ndeshje pa fitore
8 Janar, 11:34
-
GOLAT/ Broja luan 76 minuta të mira, Burnley ndal 2-2 Man. United! Fulham mposht Chelsean, City tre barazime radhazi në Premier League
8 Janar, 10:52
-
Ylber Ramadani 'kokë më kokë' me Granit Xhakën, renditen mes më të mirëve në Evropë
7 Janar, 13:06
-
GOLAT/ Nottingham përmbys 1-2 West Hamin në Premier League
7 Janar, 09:43
-
Zyrtare/ Shkarkuan Marescan, Chelsea i beson stolin trajnerit 41-vjeçar Liam Rosenior
6 Janar, 11:44
Bravo Granitit !I uroj suksese më të mëdha me Sunderland !
Përgjigju