Supa e beut
Përbërësit:
4 racione mish pule

2 lgj vaj ulliri
2 karrota
1 qepë
1 thelpi hudhër
2 lgj miell
1/2 fk makarona të vogla supe
1 tufë majdanoz
Lëng limoni
Gjalpë i freskët
Buljon pule
Kripë, piper
Përgatitja:
Mishin e pulës e vendosim në një tenxhere me ujë dhe kripë. Pasi të ziejë kullojmë buljonin dhe mishin e ndajmë në fije. Në një tenxhere me pak gjalpë kaurdisim qepën, hudhrën dhe karrotën e grirë në rende. Shtojmë pak miell dhe vazhdojmë kaurdisjen. Më pas hedhim buljonin e pulës dhe e lemë të ziejë për rreth 20 minuta. Shtojmë mishin e pulës në fije dhe makaronat e vogla. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lemë supën të ziejë për rreth 15 minuta. Në momentin e servirjes e spërkasim me gjalpë të tretur dhe piper.
MC/Shqiptarja.comKomente

