Supa me arra është një ushqim
për vlera të mira shëndetësore
Supa me arra ju jep shije mahnitëse edhe plot vlera. Dashuria për arrat është e përjetshme, sidomos nëse rritesh duke i shijuar kokërr më kokërr. Me to mund të përgatitet një supë e butë, kremoze dhe aromatike dhe thuajse e pazakontë.
Supa me arra ju jep shije mahnitëse edhe plot vlera. Dashuria për arrat është e përjetshme, sidomos nëse rritesh duke i shijuar kokërr më kokërr. Me to mund të përgatitet një supë e butë, kremoze dhe aromatike dhe thuajse e pazakontë.
Me uljen e temperaturave, supa është ushqimi kryesor i çdo tryeze dhe supa me arra është një mënyrë interesante për të përfituar vlerat më të mira shëndetësore.
Përgatitja e supës me arraKjo recetë përgatitet shumë shpejt dhe pa kokëçarje. Mjaftojnë 30 minuta dhe supa është gati për shijim.
Përbërësit700 mililitra lëng pule
1 filxhan çaji me arra të grira
2.5 lugë gjelle me gjalpë,
2 lugë gjelle miell
1 qepë e vogëlNjë majë luge çaji me arrëmyshk dhe selino, nëse dëshironi
1 filxhan me pana ose krem qumështi
Gjysëm filxhani me qumësht me yndyrë të plotë
Si fillim, përzieni lëngun e pulës, arrat, qepët, selinonë dhe arrëmyshkun. Futini në një tenxhere dhe lërini të ziejnë. Pasi lëngu të ketë marrë valë, uleni temperaturën dhe lëreni të ziejë ngadalë për gjysmë ore. Pasi secili nga përbërësit të jetë zbutur, lëreni supën të ftohet mjaftueshëm sa për t’u futur në mikser. Pasi të jetë ftohur, futeni në mikser dhe kujdesuni që të gjithë përbërësit të jenë shkrirë me njëri tjetrin në formën e puresë.

Kujdesuni që pureja të jetë kremoze dhe jo me kokrra të përbërësve të pagrirë. Në tenxhere hidhni gjalpin dhe më pas miellin. Përziejeni deri sa të jenë tretur dhe më pas shtoni qumështin. Lërini të ziejnë së bashku për një minutë duke e përzier pa ndalim.Pasi lëngu të jetë trashur, hidheni purenë me arra në tenxhere dhe vazhdoni ta përzieni. Hapi i fundit është që të shtoni kremin dhe të lejoni një ngrohje përfundimtare të supës.
Nëse preferoni mund të shtoni edhe majdanoz të grirë hollë. Kjo supë mund të bëhet e hollë ose e trashë sipas preferencës tuaj. Aromën e fortë dhe dominuese të arrave mund ta mbani nën kontroll duke hedhur më pak ose më shumë arra që në fillim të përgatitjes së supës./AgroWeb.org
Redaksia OnlineXh.F/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.6%
-
E gabuar
38%
-
Nuk e di
11.4%
Vota total: 308
Lajme të tjera
-
Bregu te ‘5 Pyetjet’: Pas Dumanit, ‘tregu’ i vrasësve me pagesë ka ndryshuar! Banushi: Ja çfarë ndodhë me ‘të penduarin’ e drejtësisë pasi del nga burgu
20 Mars, 22:55
-
'Kërkoj ndjesë'/ Dea Mishel e përlotur u rrëfen banorëve historinë
20 Mars, 22:51
-
Igli Tare 'tërbon' Interin, drejtori i Lazios: Për mua Juventusi është në vendin e dytë
20 Mars, 22:29
-
Inteligjenca Kievit: Nuk ka prova që Kina dërgon armë në Moskë
20 Mars, 22:22
-
Amazon do të shkurtojë edhe 9.000 vende tjera të punës
20 Mars, 22:11
-
Tottenham në krizë, futbollistët kërkojnë shkarkimin e Conte-s
20 Mars, 21:59
-
Macron kaloi reformën e pensioneve, opozita franceze inicion 2 mocione mosbesimi në parlament por dështon! Qeveria në këmbë për 9 vota
20 Mars, 21:44
-
Marrëveshja në Ohër, Bushati: Dokumenti të ishte më i detajuar, me afate konkrete! Pritet që 5 shtete të lëvizin drejt njohjes së Kosovës, do i hiqej gjylja Vuçiçit
20 Mars, 21:34
-
Shtëpia e Bardhë: Putin e sheh Xi-në si një burim jetik sepse lufta po shkon keq
20 Mars, 21:29
-
NBA/ Lakers rikthehen te fitorja, mposhtin Orlandon pas paraqitjes fantastike të Reaves! Spurs fitojnë me Atlanta
20 Mars, 21:11
-
Vrasja e 39-vjeçarit shqiptar në Greqi, arrestohet 23-vjeçari pjesë e bandës së shqiptarëve që kontrollon trafikun e drogës në Athinë
20 Mars, 21:07
-
Zgjedhjet e 14 maji/ PD e Alibeajt mbështet kandidatin e Berishës në Vaun e Dejës
20 Mars, 21:05