Spinaq pure
Përbërësit:
- 1 kg spinaq
- 1 e ½ lgj miell
- 1 e ½ lgj gjalpë
- 1 fç qumësht
- 1 e verdhë veze
- Kripë, arrë moskat
Përgatitja:
Pasi e kemi pastruar mirë spinaqin e vendosim në ujë të vluar për 5-8 minuta dhe më pas e kalojmë në blender duke e kthyer në pure. Përgatisim më pas një beshamel të fortë duke kaurdisur fillimisht miellin me gjalpë. Sapo mielli të marrë pak ngjyrë e shuajmë me qumësht. E trazojmë derisa beshameli të lidhet dhe në fund shtojmë një të verdhë veze, kripë dhe arrë moskat. E shtojmë beshamelin tek spinaqi pure, e lemë 2 minuta në zjarr dhe e servirirm të ngohtë.
Komento