SUPË E KADIFENJTË ME KËRPUDHA
Përbërësit:
- 300 gr kërpudha
1 litër ujë
60 gr gjalpë
40 gr miell
1 tufë majdanoz
50 gr pana
2 të verdha veze
kripë,piper
Përgatitja:
Në një tigan shkrijmë gjalpin dhe skuqim miellin. Shtojmë ujë (jo të gjithë masën), disa gjethe majdanoz, kripë, piper dhe e lemë të marrë valë për rreth 15 minuta.
Në një tjetër tigan kaurdisim kërpudhat për 1 minut, shtojmë pjesën tjetër të ujit dhe gjethe majdanozi dhe i lemë kërpudhat të gatuhen për 10-12 minuta.
I kalojmë të gjithë përbërësit e supës në blender ose grirëse perimesh. E vendosim supën në zjarr dhe shtojmë 2 të verdhat e vezëve të rrahura me pak pana. E lëmë supën për pak minuta të ajkoset dhe e servirim të ngrohtë me pak kubikë buke.