Supë krem pule me spinaq recetë e shpejtë, super e shëndetshme
Përbërësit:
1 fileto pule

1 qepë e thatë
1 dorë spinaq
200 gr kos
2 lgj miell
1 vezë
1 lgj gjalpë
1 tufëz majdanoz
Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht kaurdisim një qepë të grirë imët. Sapo qepa të zbutet shtojmë buljonin me copëzat e pulës të ziera. E lemë të marrë valë në temperaturë të ulët. Më pas shtojmë çikoren dhe spinaqin, kryesisht pjesën e bishtave. Në një tas rrahim vezën me pak miell dhe kos. E shtojmë në tenxhere dhe e lemë supën të ziejë për 3 minuta. Në fund rregullojmë shijen me kripë, piper
MC/Shqiptarja.comKomente

