Supë krem pule
Përbërësit:
1 gjoks ose 4 krahë pule
2 lgj miell
2 lgj gjalpë
4 thelpinj hudhër
1 kokërr limon
500 ml qumësht
1 litër ujë
1/2 tufë majdanoz
Kripë, piper
Përgatitja:
Krahët e pulës ose gjoksi skuqen në yndyrë, në një nxehtësi mesatare që brenda mishi të jetë i bërë, pasi hiqet mishi nga zjarri, shtojmë hudhrën e grirë dhe mielli, kaurdisen derisa të marrin ngjyrën e artë, shtohet bulioni dhe përzihet mirë që mielli mos të ketë kokrriza, në fund fare pasi mielli të jetë tretur ,e lëmë 10 minuta të ziejë, e spërkasim me pak gjalpë, kripë dhe piper. Shtojmë lëng limoni dhe majdanoz të grirë hollë.