Supë me bollgur dhe perime
Përbërësit:
1 fç bollgur
1 lgj qepë e thatë
2 thelpinj hudhër
1 lgj gjalpë
1 karrotë
1 patate
1 lgj vaj ulliri
½ tufë majdanoz
piper i kuq pluhur
kripë, piper i zi
Përgatitja:
Kaurdisim në një lugë vaj ulliri dhe një lugë gjalpë qepën dhe pataten të grirë në rende. Pasi 4-5 minutave shtojmë ujë ose buljon perimesh, bollgurin, kripë dhe piper të zi. E lemë supën të ziejë për 10 minuta dhe më pas shtojmë karrotën e grirë në rende. Në një tigan aromatizojmë pak gjalpë me piper të kuq pluhur dhe servirim supën duke e spërkatur me bimë aromatike.