Supë me fileto pule dhe bizele nga zonja Albana

Supë me fileto pule dhe bizele

Përbërësit:

2 gjokse pule të vogla

1 fç ujë

4 fç lëng mishi

2 lgj vaj ulliri

1 lgj qepë e grirë

1 lç hudhër

1 lç kripë

1 tufë koper

1 fç bizele

1 fç karrota

3 fç qumësht

1/2 fç miell

Piper i zi

Përgatitja:

Fillimisht përgatisim buljonin dhe e vendosim në një tenxhere. Sapo të ngrohet shtojmë qepën e grirë imët së bashku me hudhrën. Pasi buljoni të marrë valë vendosim mishin e pulës të prerë në kubikë të vegjël. Vendosim kapakun dhe e lemë mishin të ziejë. Ndërkohë presim karrotën në kubikë të vegjël dhe e shtojmë në tenxhere, pas 5 minutave shtojmë bizelet dhe 1/2 e tufës së koperës. Ndërkohë tresim miellin në qumësht dhe e shtojmë tek supa. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe para se t'a servirim shtojmë pjesën tjetër të koperës.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Lamtumira për Kryepeshkopin, mban fjalim edhe mbesa e Anastasit! Ceremonia drejtohet nga Patriarku Bartolomeu

Lamtumira për Kryepeshkopin, mban fjalim edhe mbesa e Anastasit! Ceremonia drejtohet nga Patriarku Bartolomeu