Supë me juverdhaqe

Përbërësit:

(Për brumin e qofteve)

400 gr mish i grirë

1/2 qepë në rende

1 thelpi hudhër

Kripë dhe piper i zi

Majdanoz

1 1/2 lugë gjelle bukë e thekur e grirë

1 vezë

1 lugë çaji miell

1 lugë gjelle vaj ulliri

Për supën

1.5 litër lëng mishi

2 patate mesatare

2 karrota të vogla

4 lugë gjelle oriz

2 të verdha veze

1/2 lëng limoni

Përgatitja:

Fillimisht në një tas vendosim mishin e grirë me qepën të grirë në rende, hudhrën po ashtu të grirë imët, kripë dhe piper të zi, majdanoz, vezë, bukën e thekur të grirë, miellin, e punojmë brumin mirë duke shtuar dhe një lugë gjelle vaj ulliri. E lëmë brumin të pushojë. Në një tenxhere me 1.5 litër lëng mishi shtojmë patatet dhe karrotat të prera në kubikë të vegjël, e lëmë të marrë valë, shtojmë orizin dhe e lëmë të ziejë për 15 minuta.

Gjatë kohës që perimet dhe orizi ziejnë formojmë qofte të vogla sa një arrë, I kalojmë në një tigan me pak vaj, jo të skuqen, por sapo mishi të ndryshojë pak ngjyrë I shtojmë në tenxheren me perime dhe e lëmë të marrin valë së bashku me perimet për 5 minuta. Në një tas rrahim dy të verdha veze, lëngun e limonit, shtojmë pak ujë të ftohtë në të dhe e presim supën me vezë dhe limon. E fikim zjarrin dhe në fund shtojmë edhe majdanozin. Nëse nuk do ta gatuani me lëng mishi, atëherë mund të shtoni pak gjalp të tretur.