Supë me lulelakër dhe pana shoqëruar me qofte lulelakre
Përbërësit:
1 qepë
1 patate
1 lulelakër
1 tufë kopër
100 ml pana
1 lgj gjalpë
kripë, piper i zi
piper i kuq
Për qoftet:
½ lulelakër
1 lgj miell
1 vezë
1 lgj galetë
Nenexhik
Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Fillimisht përgatisim supën, duke grirë qepën imët dhe hedhim në në tigan me pak gjalp, më pas presim patatet në copa dhe i hedhim brenda, i kaurdisim sëbashku, shtojmë edhe 1 lugë gjelle miell. I përziejmë sërish dhe më pas shtojmë ujë derisa të mbulohet tenxherja. Më pas i përziejmë së bashku, i hedhim kripë, piper të zi dhe të kuq, dhe e lëmë të ziejë për disa minuta. Më pas e largojmë tenxheren nga zjarri dhe hedhim panën, ndërsa kemi hedhur panën e lëmë të ziejë dhe pak, nuk e lëmë të trashet lëngu shumë, pasi do të trashet pas ftohjes. Dhe më pas është gati për servirje.